Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani kanë dalë në një konferencë për shtyp në San Siro para duelit të parë të play off-it të UEFA Europa League kundër Milanit, sfidë kjo që do të mbajë të mbërthyer shqiptarët sot në orën 20:45.
“Milani është favorit, por Shkëndija në San Siro nuk ka ardhur për turizëm dhe do të kërkojë shanset për befasi, sado që ato të duken minimale. Shkëndija nuk ka se çfarë të humb në këto duele dhe do të kërkojë prezantim dinjitoz përballë gjigantit italian pa ndonjë presion të theksuar psikologjik. Respekt të madh për kundërshtarin dhe do të përgjigjemi sa më mirë. Të tregojmë cilësi dhe të marrë rezultatit pozitiv. Nuk kemi frikë, respekt i madh ndaj kundërshtarit”, ka përfunduar trajneri i Shkëndijës.