Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Genova, ku si pasojë e shembjes së një ure humbën jetën 35 persona. Përmes një mesazhi ngushëllimi në Twitter Basha theksoi se solidarizohet me momentet e vështira që po kalon Italia mike.
“I tronditur percolla lajmin e aksidentit te tmerrshëm ne Genova. Ne këto momente të veshtira per Italine mike dhe popullin mik italian, shpreh ngushellimet per viktimat e familjet e tyre, dhe solidaritet te plote me qeverine ?? te KM @GiuseppeConteIT e MB @matteosalvinimi.”, shkruan Basha.
Kujtojmë se deri më tani 35 persona kanë humbur jetën ndërsa 13 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë që 10 persona rezultojnë ende të zhdukur.