Dy motra minorene janë arrestuar pasi goditën me thikë dhe qëlluan me armë për vdekje mamanë e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Mississippi , Amerikë ku 12 dhe 14-vjeçaret vranë 32-vjeçaren Erica Hall.
Sipas hetuesve shkaku mendohet të jetë një dënim i dhënë nga viktima për dy vajzat. Kjo pasi këto të fundit tentuan ta shtypin me makinë sepse mamaja i kishte marrë telefonat.
Vajzat nuk e kanë pritur mirë këtë gjë dhe arritën në aktin fatal. Hetuesit thanë se 32-vjeçarja u godit disa herë me thikë dhe më pas u qëllua një herë në kraharor me pistoletë me kalibër të vogël.
“Ishte arma e Ericas dhe ishte në makinë. Vajzat e kanë ditur këtë gjë dhe e nxorën jashtë, për ta përdorur vetë. Sipas ekspertizës sonë, teksa e godisnin me thikë, viktima është munduar të shkojë te makina dhe ta marrë pistoletën për tu vetëmbrojtur. Por, nuk ia arriti. Ndaj edhe trupi i saj u gjend në ambientet jashtë shtëpisë.”
Pas vrasjes vajzat ishin shumë të qeta dhe shkuan në shtëpinë e një fqinji dhe i kërkuan t’i shoqëronte me makinë, pasi gjyshja e tyre sapo kishte vdekur. Por, fqinji telefonoi 32-vjeçaren për ta konfirmuar dhe duke mos marr asnjë përgjigje, ai i largoi vajzat.
“Kur ne arritëm, Erica ishte shtrirë në tokë dhe ishte pa ndjenja. Kur u afruam pamë gjakun i cili ishte ende i freskët. Madje dhe thika me të cilën u godit ishte ende në kurriz të Ericas,”-treguan familjarët.
Vajzat do t’i nënshtrohen ekspertizës mendore, por mbi to rëndon akuza për vrase dhe do të gjykohen sipas ligjit./ Përshtati: Tirana Today, Burimi: New York Post