Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të ushtrisë u përplasën pranë një liqeni në Francën jugore. Helikopterët ushtarakë francezë, që i përkisnin një stërvitjeje ushtarake, u përplasën afër Saint-Tropez.
Një operacion shpëtimi u zhvillua për të gjetur pasagjerin e gjashtë pas përplasjes që ndodhi mëngjesin e sotëm. Hetuesit thanë se rrethanat e rrëzimit, në liqenin Carcès, ishin të paqarta.
Ngjarja ndodhi rreth 50 kilometra në veriperëndim të Saint-Tropez.