Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Trafiku i drogës, Policia e Vlorës: Bllokim të aseteve dhe llogarive bankare të Habilajve (VIDEO)

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Arrestimet në Itali/ Lidhjet e Ramës dhe Tahirit me mafian

Kreu i policisë së Vlorës Gentian Shehaj në  një deklaratë për mediat pak përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve mbi dosjen “Habilaj-Tahiri”, theksoi se policia po vijon kontrollet ndaj objekteve dhe pasurive të patundshme të familjes Habilaj. Sipas Shehajt, të gjitha materialet i janë referuar prokurorisë lidhur me asetetet kriminale të Habilajve, të cilët akuzohen për pastrimin e produkteve të veprës penale. Ndërsa sipas drejtorit të Policisë, po punohet edhe për bllokimin e llogarive bankare.

“Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin  dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që  rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues”, u shpreh Shehaj.  Pak ditë më parë në Babicë të Vlorës u kapën 4 tonë drogë që i përkisnin vëllezërve Habilaj, të njohur si kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori, materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në vijim të Mega – Operacionit “Banda e Babicës”,  të zhvilluar nga  Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe mbështetjen e Repartit Delta Forcë, ku u sekuestrua 4 ton Cannabis Sativa, armë gjahu, municion luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy shtetas, ju informojmë se:

Operacioni për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të bandës së Babicës, gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që mund të jetë fshehur nga kjo bandë është në vijim.

Policia e Vlorës në sinkronizim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjesëtarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur.

Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin  dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që  rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues.

Po në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.

Në lidhje me aktivitetin kriminal të këtij grupi theksojmë edhe njëherë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datën 30 Prill 2017 ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet procedurale për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, pas informacioneve të siguruara për aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjithashtu, gjatë natës në vijim të operacionit dhe kontrolleve të ushtruara nga policia lokale Vlorë dhe FNSH Fier:

–       U kap një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Fredi Hoxhaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë. Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

–       Si dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet e natës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm – Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, pasi ju gjetë me vete një armë e ftohtë, thikë.

Gjej rastin që në emër të Policisë së Shtetit të ftoj çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/363585920752818/

Tags: bankarebllokimHabilajvellogarivepoliciatë asetevetrafiku i drogesVlorës

TË LIDHURA

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

22:22 | 03/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet
Aktualitet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun
Aktualitet

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

20:47 | 03/11/2025
Next Post
Kërkesa për arrestimin, ja si pritet t’i hiqet mandati Saimir Tahirit

Cili do të jetë sot fati i Saimir Tahirit?

Meta pyetet për Tahirin, ja si përgjigjet presidenti

Dosja “Tahiri-Habilaj”, rimblidhet Këshilli i Mandateve, Prokuroria: Kemi prova të reja

Heshtje zgjedhore në Kosovë, nesër zhvillohen zgjedhjet lokale

Heshtje zgjedhore në Kosovë, nesër zhvillohen zgjedhjet lokale







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, një i vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre dhe fëmijë
Bota

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, një i vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

by mirseda
09:32 | 04/11/2025
0

Rusia ka sulmuar gjatë natës Ukrainën, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur...

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë e diskutimeve edhe kryeministri Rama

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë e diskutimeve edhe kryeministri Rama

09:28 | 04/11/2025
Mesazh me tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detajet e shpërthimit gjatë natës

Mesazh me tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detajet e shpërthimit gjatë natës

09:23 | 04/11/2025
Shiu shkakton vështirësi në qarkullim në Durrës

Shiu shkakton vështirësi në qarkullim në Durrës

09:21 | 04/11/2025
Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

22:22 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com