Gjatë ditës së sotme kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka njoftuar se ka depozituar në Prokurori të tjera fakte në vijim të plotësimit të padie së tij kundër kreut të demokrateve, Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar atë publikisht se është garanti i futjes se milionave eurove me Toyota Yaris që u bllokuan në Portin e Durrësit.
E për ketë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një status në Facebook, ku thotë se Balla mendon se “do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës”.
STATUSI I PALOKES
Derrkuci me Yaris i zhgërryer në baltën e krimit, po përpiqet të shpëtojë duke hedhur baltë kudo. Derrkuci shpeson se do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës. Por nuk ka njeri që mund ta shpëtojë. Derrkucët, tahirët, habilët, balilët, xhafajt do përfundojnë shpejt atje ku e meritojnë. Shqipëria do të çlirohet shpejt nga llumi i kësaj bande të ndyrë
CFARE THA BALLA:
Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.
Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.