Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Totozani: Transparencë për burimin e financimit të partive në zgjedhje

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Totozani: Transparencë për burimin e financimit të partive në zgjedhje

Avokati i Popullit Igli Totozani, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku ka kerkuar nje permiresim te legjislacionit per kete institucion, per shkak te ankesave te gabuara qe mberrijne ne dyert e tij.

Avokati i popullit, Igli Totozani, ka hartuar një paketë të plotë rekomandimesh mbi procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vend. Ai i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë transparent, procesin e burimit të financimit të partive politike në zgjedhje.

Letra e Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit në përputhje me nenin 60 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe me ligjin 8454/1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, në funksion të ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve, ka ndërmarrë me iniciativë një monitorim lidhur me zhvillimin e fushatës zgjedhore të kryer nga partitë politike, administrimi i procesit parazgjedhor dhe atij zgjedhor në këndvështrimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ushtrimit të të drejtës së votës.

Një ndër çështjet që po merr një vëmendje çdo ditë e më shumë të organizmave ndërkombëtare, ashtu si dhe ato vendase, është burimi i financimit të partive politike.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 9, pika 3 e saj vendos garanci të forta mbi ekzistencën e partive politike dhe mënyrën e financimit të tyre, duke parashikuar se burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre, bëhen kurdoherë publike.

Transparenca e financave të partive politike, rregullimi i veprimtarisë së tyre financiare, monitorimi dhe kontrolli i tyre duke siguruar sanksionimin e shkeljeve, është një ndër çështjet që Avokati i Popullit do të sjellë në vëmendjen Tuaj dhe të adresojë këtë shqetësim.

Kodi Zgjedhor i vitit 2008, parashikon se një nga kompetencat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është ushtrimi i kontrollit mbi financimin e fushatës zgjedhore.

Kodi Zgjedhor vendos një tërësi kriteresh dhe normash për rregullimin e mbarëvajtjes së fushatës zgjedhore, ku një trajtim proporcionalisht të gjerë marrin çështjet financiare të veprimtarisë së partive politike. Përvoja e derisotme, vlerësimet dhe opinionet për kuadrin ligjor, kanë reflektuar një seri problematikash që mund të grupohen në dy kategori të mëdha.

Gjithashtu, financimi i aktivitetit vjetor të partive politike rregullohet me ligjin nr. 8580 datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike”, të ndryshuar. Dispozitat e tij rregullojnë financimin e partive politike nga burimet financiare e materiale, publike e private, të cilat nuk përfshihen në Kodin Zgjedhor. Ligji përcakton kompetencat e kontrollit të financave nga KQZ, rregullat e auditimit dhe përgatitjes së raporteve të rregullta financiare, sanksione për shkeljet dhe mos deklarimin e dhuruesve apo shumave të dhurimit.

Duke mbajtur në konsideratë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, do të donim të sillnim më vëmendjen Tuaj, zbatimin e kompetencave të parashikuara në Nenin 15/2 të Ligjit nr.8580 datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” – ndryshuar me Ligjin nr.9542 datë 2.2.2006 dhe me Ligjin nr. 10 374 datë 10.2.2011 për:

  1. a) Monitorimin dhe mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike nëpërmjet kontrollit të dokumentacionit financiar e të llogarive kontabël të partive politike;
  2. b) Përzgjedhjen e listës së ekspertëve kontabël të liçencuar;
  3. c) Si dhe hartimin dhe miratimin e një sërë formatesh dhe aktesh nënligjore të parashikuara nga ligji në kuadër të kontrollit të financave të partive politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive dhe fushatave zgjedhore, ka të drejtën gjithashtu në bazë të ligjit të vendosë sanksione kur konstaton shkelje të ligjit dhe përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore.

Në opinionin e Institucionit tonë, po ashtu dhe të një sërë aktorëve ndërkombëtarë dhe vendas, kontrolli dhe transparenca e financave të partive politike, do t’i jepte fund disa fenomeneve shumë të kritikuara në tërë proceset zgjedhore, si blerja dhe drejtimi i votës, fushatat zgjedhore shumë të kushtueshme, rastet e konfliktit të interesit dhe tendencat abuzive të donatorëve partiakë për përfitime prej fondeve publike, përdorimi i fondeve publike, etj.

Me qëllim kontrollin dhe verifikimin e burimit të financimit të partive, do të kishte nevojë për ndërhyrje ligjore në Kodin Zgjedhor, do të donim të sillnim në vëmëndjen Tuaj ushtrimin me rigorozitet të përgjegjësive dhe kompetencave ligjore të KQZ-së lidhur me monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar.

Avokati i Popullit, do ta ketë në vëmendje të vazhdueshme çështjen e financimit të partive politike, ashtu si dhe kontrollin financiar të tyre nga organet përgjegjëse, si një mënyrë ligjore për të mbrojtur respektimin e të drejtës së votës.

Tags: Igli Totozani

TË LIDHURA

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)
Aktualitet

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)

13:21 | 18/04/2026
Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime
Aktualitet

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

13:19 | 18/04/2026
Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë
Aktualitet

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Next Post
E FUNDIT/ Mbërrijnë në Presidencë Rama dhe Basha

Mbi 2 orë në takim, zbulohet oferta e mazhorancës për Bashën

Vijon takimi Rama-Basha, ndërkohë ambasadorët mblidhen te zyra e Vlahutin

Vijon takimi Rama-Basha, ndërkohë ambasadorët mblidhen te zyra e Vlahutin

Rama: Nëse PD nuk hyn në zgjedhje shkon drejt greminës

Përfundon pas 3 orësh takimi Rama-Basha në Presidencë; ende nuk ka asnjë kompromis midis palëve







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)
Aktualitet

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)

by mirseda
13:21 | 18/04/2026
0

Janë zbardhur emrat e anëtareve të grupit të Jetmir Pepajt, të cilët dyshohet se mes viteve 2019-2021,...

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

13:19 | 18/04/2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

13:07 | 18/04/2026
Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com