Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka përgatitur një paketë rekomandimesh për institucionet, lidhur me procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Pjesë e kësaj pakete, që do të bëhet publike në ditët në vijim, është edhe një letër e hapur drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Partive Politike.
Në këtë letër mësohet se Avokati i Popullit kërkon garantimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve për deputet, të propozuar nga ana e partive politike, si dhe kandidatëve për deputet të pavarur.