Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Tmerret e rrethimit nazist të Leningradit në sytë e një 12-vjeçareje

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Tmerret e rrethimit nazist të Leningradit në sytë e një 12-vjeçareje

Tanya Savicheva, 12 vjeç, e filloi ditarin e saj pak para Anne Frank. Ato qenë thuajse bashkëmoshatarë  dhe shkruan për të njëjtën gjë; tmerret e nazizmit. Dhe të dyja vdiqën pa e parë ditën e fitores – Tanya vdiq në korrik të vitit 1944 dhe Anne në mars të 1945.

“Ditari i Anne Frank” u botua në të gjithë botën, duke ua treguar shumë njerëzve historinë e saj. “Ditari i Tanya Savicheva”-s nuk pati ndonjë botim zyrtar – ajo përmban vetëm shtatë shënime të frikshme mbi vdekjen e anëtarëve të familjes së saj në Leningrad, në kohën e rrethimit nga ushtria gjermane.

Fletorja e vogël u paraqit në gjyqet e Nurembergut, si një dokument që dënonte tmerret e fashizmit.   

Sot “Ditari i Tanya Savicheva”, gjendet në muzeun e historisë së Leningradit (sot Shën Petersburgu), dhe një kopje është në varrezat e Pishkarevit ku prehen 570 mijë personat që vdiqën në Leningrad gjatë bllokadës naziste 900-ditore (1941-1943). 

Ditari i Tanya Savichevas

Dora e fëmijës, që e humbi shpejt forcën për shkak të urisë ekstreme, shkroi fjalë të shkurtra dhe me germa jo uniforme. Shpirti i brishtë i Tanya-s u paralizua nga vuajtjet ekstreme, dhe në fund nuk ishte në gjendje të ndjente më. Ajo shkroi vetëm mbi faktet që e rrethonin – vizitën tragjike të vdekjes në shtëpinë e saj.

Ditari i Tanya Savicheva-s

“Gjyshja vdiq më 25 janar, në orën 3. 1942”.

“Leka vdiq më 17 mars, në orën 5 të mëngjesit. 1942”.

 “Xhaxha Lyusha vdiq më 10 maj, në orën 4 pasdite. 1942”.

“Mamaja vdiq më 13 mars, në orën 7:30 të mëngjesit. 1942”.

“Të gjithë kanë vdekur. Vetëm Tanya ka mbetur”. 

Shënimet e Tanya Savichevas

…Ajo ishte e bija e një bukëpjekësi dhe një rrobaqepëseje, më e vogla e familjes, e dashur nga të gjithë. Kishte sy të mëdhenj bojë gri, flokë të gjatë bionde dhe mbante veshur një kostum të vogël marinari. Zëri i saj kumbues premtonte shumë se ajo mund të bëhej një këngëtare. Në fakt, e gjithë familja Savichev ishte e talentuar në muzikë.

E ëma, Irina Ignatievna, kishte krijuar një ansambël të vogël familjar: dy vëllezërit, Leka dhe Misha, luanin në kitarë dhe mandolinë, Tanya këndonte, dhe pjesa tjetër bënte korin. Babai, Nikolai Rodionovich, vdiq në moshë të re, prandaj Irina Ignatievnë-s i ra barra për të mbajtur familjen.

Si një rrobaqepëse në një shtëpi mode në Leningradit, ajo ishte mjaft e njohur, ndaj dhe siguroi shumë të ardhura.  Ajo e mësoi edhe Tanya-n të qepte në një moshë të fare të vogël. Por, për këtë të fundit gjëja që dëshironte më tepër ishte të qëndiste lule.

Verën e vitit 1941, Savichev-ët planifikuan të shkonin për të pushuar në një fshat afër Gdov-it, pranë liqenit Chudskoye. Por vetëm Misha u nis. Mëngjesi i 22 qershorit 1941, kur Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik, ndryshoi të gjitha planet. Familja vendosi të qëndrojë në Leningrad, për të qenë së bashku dhe për të ndihmuar frontin me çdo mënyrë që mundej. Irina qepte uniforma për ushtarët. Leka, për shkak të problemeve me shikimin, punonte në një fabrikë, ndërsa motrat e tij Zhenya dhe Nina punonin në një fabrikë të prodhimit të pjesëve të minave, si dhe për forcimin e mbrojtjes së qytetit.    

Edhe Tanya punonte, duke ndihmuar të tjerët në hapjen e llogoreve. Por, unaza e bllokadës që rrethonte Leningradin, u bë dhe më e fortë. Sikurse ishte shprehur Hitleri: “Leningradi do të mbytej nga uria, dhe do të rrafshohej me tokën”. Një ditë, Nina nuk u kthye nga puna. Po atë ditë, pati një bombardim të madh, dhe të gjithë u shqetësuan mbi fatin e saj. Ditët kalonin, dhe u bë e qartë se Nina nuk do të kthehej më.

Irina i dha vajzës së vogël Tanya-s një fletore të vogël, në kujtim të motrës së saj. Ajo fletore do të bëhej edhe ditari i saj pak kohë më vonë. Zhenya, motra tjetër e Tanya-s, vdiq në fabrikë. Ajo punonte me dy turne. Gjithnjë e më shpesh Tanya hapte ditarin e saj – njërit pas tjetrit, të gjithë të afërmit e saj të dashur e lane, dhe në fund edhe nëna e saj. “Të gjitha Savichev-ët vdiqën. Vetëm Tanya ka mbetur”. Por, ajo nuk e mësoi asnjëherë se jo të gjithë pjesëtarët e familjes kishin vdekur.

Motra e saj kishte shpëtuar dhe ishte zhvendosur larg vijës së frontit. Në vitin 1945, ajo u rikthye në shtëpinë e saj. Atje, mes mureve të zhveshura dhe rrënimit të plotë, e gjeti fletoren e Tanya-s. Edhe vëllai i saj Misha, i kishte mbijetuar plagosjes së rëndë në luftë. Vetë Tanya u zbulua nga brigada speciale e infermierëve, të cilët vizitonin çdo shtëpi në Leningrad.

Ajo ishte me shpirt ndër dhëmbë. Së bashku me rreth 140 fëmijë, të cilët qenë në kushte të ngjashme shëndetësore, u transportua në rajonin e Gorkovskaya-s, në një fshat të quajtur Shatki. Fshatarët u dhanë fëmijëve gjithçka mundën, dhe u përpoqën t’i bëjnë të ndjehen më mirë. Shumë nga fëmijët u bënë më mirë, dhe qenë në gjendje të ngriheshin dhe ecnin sërish.

Por Tanya nuk mundi dot. Mjekët luftuan për jetën e saj për dy vjet me radhë, por nuk mundën të bënin asgjë kundër proceseve vdekjeprurëse që filluan në trupin e saj. Ajo ndërroi jetë më1 korrik 1944, dhe u varros në varrezat e fshatit. 

Anëtarët e familjes Savichev të cilët mbijetuan, do të mblidheshin gjithmonë së bashku në tryezë dhe këndonin “Baladën e Tanya Savicheva-s”. Kjo këngë u këndua për herë të parë në koncertin e këngëtares së famshme franceze, Edith Piaff. “Tanya, Tanya, emri juaj është si zile paralajmëruese në të gjitha gjuhët …”.

Zemra nuk mund të pushojë së kujtuari. Përndryshe, do të humbim rrënjët tona, të kaluarën tonë. Dhe pa të kaluarën nuk ka të ardhme.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Anna FrankLeningradnazistetShën PetersburguTanya Savicheva

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq
Aktualitet

E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq

17:22 | 18/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë
Aktualitet

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Next Post
Çfarë lidhje ka Kafka me Stalinin? Na e shpjegon Gabriel Garcia Marquez

Çfarë lidhje ka Kafka me Stalinin? Na e shpjegon Gabriel Garcia Marquez

Shtypi i ditës, 7 maj 2017

Shtypi i ditës, 7 maj 2017

Shtypi nga bota, 7 maj 2017

Shtypi nga bota, 7 maj 2017







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com