Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tiranë-Zgjerimi i BE në qendër të Presidencës Rumune

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tiranë-Zgjerimi i BE në qendër të Presidencës Rumune

Lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë: Presidenca Rumune e Këshillit të BE në 6 mujorin e parë të këtij viti do të synojë të shtyjë përpara politikat e zgjerimit të BE me vendet e rajonit.

Në prezantimin e prioriteteve të Presidencës rumune të Këshillit të BE, të martën (22.01.2019) Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi se “BE-ja mund të mbështetet tek një presidencë që do ta shtyjë më tej axhendën e zgjerimit. Pas presidencave të suksesshme bullgare dhe austriake, mirëpres fuqimisht vazhdimësinë e mbajtjes së Ballkanit Perëndimor midis prioriteteve tona kryesore në këtë 6 mujor të Presidencës Rumune”.

Vendimi për hapjen e negociatave – jo i mirëqenë

Presidenca rumune e Këshillit të BE, janar-qershor 2019, përkon në kohë me pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen e negociatave të hyrjes në BE.

“Për Shqipërinë kjo periudhë do të jetë absolutisht vendimtare. Jemi rreth katër muaj larg Raportit Vjetor të Komisionit Europian (KE) dhe pesë muaj larg diskutimit të ardhshëm të Këshillit të BE mbi zgjerimin. Ajo që shtetet  anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet të merret si i mirëqënë”, tha ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në prezantimin e prioriteteve të Presidencës Rumune.

Rolin e rëndësishëm të Raportit të Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë e theksoi edhe Mircea Perpelea, ambasador i Rumanisë në Tiranë. “Gjatë kësaj Presidence Rumune, hapat që do të hidhen në procesin e zgjerimit do të bazohen në vlerësimin e KE, që do të publikohet këtë pranverë. Rumania do të jetë e angazhuar aktivisht në këtë proces. Shpresojmë që raporti i KE të jetë pozitiv për të bërë të mundur përparimin e mëtejshëm të partnerëve europianë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Presidenca rumune do të përpiqet të kanalizojë përpjekjet në një drejtim pozitiv për të ҫuar përpara perspektivën europiane të Shqipërisë.”

Presidenca Rumune në kohë sfidash për BE

Rumania merr për herë të parë Presidencën e Këshillit të BE, që nga anëtarësimi i saj në vitin 2007, në një kohë sfidash për BE, “në një kohë kur përpjekje të përbashkëta të vendeve anëtare dhe të institucioneve të BE duhet të identifikojnë zgjidhje që funksionojnë për sfidat e mëdha që po përballon sot projekti i unifikimit europian” theksoi ambasadori rumun Perpelea.

Kohezioni- një vlerë e përbashkët europiane

Kjo është motoja e Presidencës Rumune në 6 mujorin e parë të këtij viti. Në funksion të parimit të kohezionit si vlerë e përbashkët europiane janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të axhendës së kësaj presidence. Në fokusin e saj do të jetë forcimi i konvergjencës në Europë, i sigurisë së qytetarëve të saj, rritja e rolit të Europës si një aktor global, rritja e solidaritetit  dhe kohezionit për një Europë të vlerave të përbashkëta./DW

 

 

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Next Post
Kërkimet për naftë/ Reagon SHELL: Nuk kryejmë asnjë aktivitet në Zagori

Kërkimet për naftë/ Reagon SHELL: Nuk kryejmë asnjë aktivitet në Zagori

Xiaomi lë pas Samsung-un, nxjerr në treg super telefonin e palosshëm (Video)

Xiaomi lë pas Samsung-un, nxjerr në treg super telefonin e palosshëm (Video)

Zyrtari belg në Tiranë: Problem azilkërkuesit shqiptarë, asnjë s’do pranohet

Zyrtari belg në Tiranë: Problem azilkërkuesit shqiptarë, asnjë s’do pranohet

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kursi i këmbimit sot – çfarë ndodh me valutën kryesore dhe të tjera?
Ekonomi

Kursi i këmbimit sot – çfarë ndodh me valutën kryesore dhe të tjera?

by mirseda
08:11 | 09/07/2025
0

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do...

Rënie të ndjeshme të temperaturave/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Rënie të ndjeshme të temperaturave/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

08:08 | 09/07/2025
Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

22:22 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com