Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Tiranë/ Kompensim për transportin publik: 50 lekë/litër karburant për 3 muaj

2 muaj ago
in Kryesore, Politikë

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një projektvendim që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik në kuadër të paketës Anti-Krizë.

Vendimi vjen pas kërkesës zyrtare të ministrisë dhe propozimit të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për të mbështetur sektorin e transportit, i cili është prekur ndjeshëm nga rritja e çmimeve të karburanteve si pasojë e krizës globale energjetike

Sipas projektvendimit, shoqëritë e linjave qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse do të përfitojnë kompensim në masën 50 lekë për litër karburanti për një periudhë tre mujore, për muajt mars, prill dhe maj 2026. Kompensimi do të llogaritet mbi bazën e konsumit të kësaj periudhe, por nuk do të tejkalojë sasinë e konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilin operator.

Në relacion theksohet se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka arritur nivele rekord, duke ushtruar presion të madh mbi sektorin e transportit, i cili përbën rreth 98% të volumit të përgjithshëm të transportit në Shqipëri. Kjo situatë ka rritur ndjeshëm kostot operacionale për operatorët dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka ndikuar edhe te qytetarët si përdorues të shërbimeve.

Dokumenti evidenton se Shqipëria ka një rrjet rrugor prej rreth 18 mijë kilometrash, ndërsa transporti ndërqytetës realizohet përmes 439 linjave të operuara nga 242 subjekte të licencuara. Po ashtu, çdo muaj përshkohen rreth 9 milion kilometra nga autobusët, ndërsa fluksi i udhëtarëve arrin në rreth 50 milion në vit.

Në këtë kontekst, ndërhyrja e qeverisë përmes skemës së kompensimit synon të lehtësojë barrën financiare të operatorëve dhe të shmangë rritje të mëtejshme të çmimeve për qytetarët.

Efekti financiar i këtij vendimi parashikohet të jetë rreth 250 milion lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, si dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane të kryeqytetit.

Projektvendimi përcakton gjithashtu kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet përfituese, ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri më 1 gusht 2026 dhe do të verifikohen nga administrata tatimore.

Me miratimin e këtij vendimi, Bashkia e Tiranës synon të kontribuojë në stabilizimin e sektorit të transportit dhe në zbutjen e efekteve të krizës energjetike mbi ekonominë dhe qytetarët.

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta për Zvërnecin shtrihet në Shkodër, qytetarët mblidhen në qendër

18:32 | 06/06/2026
Politikë

Kreshnik Spahiu: E vërteta e investimit të Trump dhe pazaret Rama-Berisha

18:31 | 06/06/2026
Politikë

Berisha mbledh 71 të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Motor i ripërtëritjes së PD-së

18:28 | 06/06/2026
Next Post

SHBA–Iran/ Donald Trump: Bisedime të reja brenda 72 orëve në Pakistan

Braimllari në Këshillin Bashkiak: Ndihma për banorët, detyrim i institucioneve

Vrau gruan dhe fshehu trupin, shqiptari: Isha i tërbuar, i kërkoj ndjesë fëmijëve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta për Zvërnecin shtrihet në Shkodër, qytetarët mblidhen në qendër

by mirseda
18:32 | 06/06/2026
0

Harta e protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, është hapur deri në Shkodër. Qytetarët kanë...

Kreshnik Spahiu: E vërteta e investimit të Trump dhe pazaret Rama-Berisha

18:31 | 06/06/2026

Berisha mbledh 71 të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Motor i ripërtëritjes së PD-së

18:28 | 06/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ vijon mbështetjen britanike për platformën e rezultateve

18:27 | 06/06/2026

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com