Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e rinumërimit për 57 qendra votimi në Tiranë, duke treguar ndryshime të vogla në numrin e votave për subjektet politike.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Partisë Socialiste i janë hequr 25 vota, duke zbritur nga 8261 në 8236 vota. Ndërkohë, koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i janë hequr 13 vota, nga 9513 në 9500.
Nga ana tjetër, partia “Mundësia” ka fituar 3 vota, duke kaluar nga 592 në 595 vota, ndërsa Lëvizjes Bashkë i janë hequr 2 vota, duke shkuar nga 198 në 196. Koalicionit Euroatlantik i janë shtuar 2 vota, duke u rritur nga 521 në 524 vota.
Procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” dhe përfshin të gjitha kutitë e votimit të 18 KZAZ-ve brenda vendit. Në total, janë 1282 qendra votimi që po i nënshtrohen këtij procesi, duke u fokusuar si te votat për subjektet politike, ashtu edhe te kandidatët individualë.