Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tirana si geto dhe arroganca e pushtetit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tirana si geto dhe arroganca e pushtetit

Nga Ilir Demalia/Kryetari i Bashkisë se Ti ranës, Erion Veliaj, në emisionin “Opinion”, nga 2 orë e 15 minuta që ishte emisioni, ku ishin dhe katër të ftuar dhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, kanakari i Ramës, e mori emisionin ne dorë dhe e drejtonte ai. Përgjigjej ai, i mbyllte gojën të ftuarve me arrogancë dhe fyerje ai. Dhe jo vetëm të ftuarve, por edhe drejtuesit të emisionit.

E pafalshme për drejtuesin e emisionit, që lejon të ftuarin t’i marrë kontrollin e emisionit dhe kjo nuk është hera e parë, por po ndodh gjithmonë e më shpesh në përgjithësi në emisionet televizive. Siç duket, në shoqërinë shqiptare dhe në veçanti politika dhe media, të cilat duhet të jenë modeli i komunikimit ende nuk është krijuar kultura e komunikimit.

Dhe duket së do vazhdojë kështu për kohë të gjatë. Po le të vazhdojmë me kanakarin e Ramës, i cili me një urrejtje ndaj gjinisë femërore, e fyeu dhe u mundua ta poshtërojë të vetmen femër që ishte në atë studio, duke i thënë disa herë, “unë nuk jam psikiatër të të qetësoj ty!”.

Në fund të emisionit i tha: “Jepini një xanax kësaj të qetë- sohet!”. Kjo ndodhi në vështrimin dhe dëgjimin e Fevziut, i cili, në atë moment duhet ta kishte nxjerrë përjashta nga emisioni. Gjatë gjithë kohës Veliaj fyeu edhe të ftuarit e tjerë, të cilët u treguan shumë të përmbajtur dhe me shumë etikë.

Veliaj ishte shumë i shqetësuar dhe tepër nervoz duke mos përmbajtur veten. Sipas porosive të padronit dhe stilit të tij, Kryeministrit Edi Rama, ai e trajtoi të ftuarën si një të sëmurë psikike. Edhe sikur të jetë e tillë, si kryetar bashkie, ky duhet të mendojë si të ngrejë qendra rehabilitimi për njerëz të tillë dhe jo t’ia evidentojë në publik.

Kjo është një gjë krejt e papranueshme dhe e dënueshme në shoqëritë me shtet ligjor dhe e patolerueshme për drejtues të shtetit. Kjo, po të kishte ndodhur në një vend perëndimor, qyteti do të ishte hedhur ne protesta për të kërkuar dorëheqjen e këtij drejtuesi shtetëror dhe nuk do ta lejonin t’i afrohej kurrë më shërbimit publik. Më poshtë Veliaj tha: “Unë kisha disa brenga të miat që i kishte dhe ai (Rama)…”

Disa brenga të tijat për Tiranën, si për Stadiumin Kombëtar, për Sheshin Skënderbej dhe për prishjen e Stacionit Trenit, si i vetmi kryeqytet në botë pa stacion treni, vazhdimi i rrënimit të Hotel Dajtit me qëllim që të rrafshohet dhe ngrihet kullë, ku në të gjitha këto, por edhe në prishjen e shesheve dhe objekteve të ndryshme, këta në mënyrë arbitrare kanë abuzuar në favor të klientelës së Kryeministrit dhe bandës socialiste në qeverisje.

Një gjuhë e tillë është e patolerueshme dhe tregon se arroganca e këtyre, në ketë rast Veliajt, del si inkoshient i detyrimeve që kanë nga paraja e krimit që përdorin për të mbajtur pushtetin.

Tirana nuk është pronë e Kryeministrit dhe Veliajt, që, sipas tij, duhet të plotësojnë tekat e tyre dhe mafies së ndërtimeve si pastrim paraje të trafiqeve dhe drogës.

Nuk po hyj thellë këtu në analiza të mëtejshme, pasi janë stërthënë, për ato të cilat Veliaj mburret, ato janë një krim i shkatërrimit të funksionalitetit urban, kulturës, trashëgimisë dhe etnitetit të Tiranës, si stadiumi, sheshi, teatri, kinema 17 Nëntori, Republika, e plot objekte të tjera ku Tirana për mua, që jam lindur e rritur në qendrën e saj, është një qytet i huaj dhe një barbari urbane që po kthehet çdo ditë e më shumë si një Geto perversiteti dhe mizerabiliteti.

Në lidhje me stadiumin, i cili ishte një nga bukuritë e atij kompleksi që quhet kompleksi i universitetit, si godinat më të bukura në Tiranë dhe jo vetëm, të cilat bota i ruan dhe i mirëmban ato si vlera, Veliaj thotë; “Ne gjetëm një aventurier për stadiumin”!

Këta po bëjnë aventurë me Tiranën, ku Veliaj shërben si kanakar i Ramës për plotësimin e aventurës së tij me Tiranën, për plotësimin e manierave të tij si “artist i madh”, nëpërmjet parasë së krimit dhe qëndrimit në pushtet nëpërmjet kësaj paraje që shfrytëzojnë sociopathinë e tij dhe instalimin e krimit në pushtet.

Te gjithë kritikët që janë kundër këtij masakrimi të Tiranës, e cila është futur tashmë ne kthetrat e pastrimit të parasë së krimit dhe klientelës qeverisëse, Veliaj i quajti histori e baltosjes së progresit?!

Demagogjia e tij dhe padronit Rama, lidhur me paranë e krimit si shkatërrim i Tiranës, qytet tashmë i pabanueshëm, me një të ardhme edhe më të tmerrshme me këto ritme në emër të “progresit”, shpjegon dhe arrogancën e tij gjatë emisionit “Opinion”.

Mjerë Shqipëria dhe shqiptarët në ç’gjendje shtetërore jetojnë! Drama nuk mbaron këtu, se po të ishte vetëm kjo, do të ishte gjysma e së keqes, drama është që Shqipëria nuk ka alternativë, nuk ka shpresë, nuk ka opozitë dhe kështu, e keqja do të rropulliset deri në fund për një fund-fillim fundi të ri si riciklim i po të njëjtës familje banditësh të politikës shqiptare. (Panorama)

Tags: arrogancagetopushtetitTirana

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Dëmtimi i Neymar/Zidane tregon se është njeri i madh

Dëmtimi i Neymar/Zidane tregon se është njeri i madh

Nëse nuk integrohet në BE, Ballkani shkon drejt konflikteve

Nëse nuk integrohet në BE, Ballkani shkon drejt konflikteve

Hahn porosit Vuçiçin: Rruga e Serbisë për në BE kalon nga Kosova

Hahn porosit Vuçiçin: Rruga e Serbisë për në BE kalon nga Kosova







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar
Politikë

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

by mirseda
18:44 | 20/01/2026
0

Në takimin e mbajtur në njësinë 4, këtë të martë në Tiranë, Ilir Alimehmeti u shpreh se...

OSBE mbështet SPAK, takim Terran–Braho për luftën kundër korrupsionit

OSBE mbështet SPAK, takim Terran–Braho për luftën kundër korrupsionit

18:27 | 20/01/2026
Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike

18:10 | 20/01/2026
Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

17:46 | 20/01/2026
Konfirmohen bisedimet, delegacioni i SHBA-ve do të takohet me të dërguarin e Putinit në Davos

Konfirmohen bisedimet, delegacioni i SHBA-ve do të takohet me të dërguarin e Putinit në Davos

17:42 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com