Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Tirana ndez dritat e festave, fotot e para nga pema e Vitit të Ri

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Tirana ndez dritat e festave, fotot e para nga pema e Vitit të Ri

Mbrëmjen e së premtes, në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët e Tiranës janë ndezur dritat vezulluese që simbolizojnë ardhjen e festave të fundvitit.

Kori i Liceut Artistik dhe Banda Frymore e qytetit të Tiranës ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë festive, ndërsa dhjetëra fëmijë të veshur me ngjyrat e festave të fundvitit, por edhe qytetarë të shumtë, kishin rrethuar pemën gjigante të Vitit të Ri.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Tirana u bashkohet këtë vit kryeqyteteve të botës, të cilat kanë vendosur t’i nisin pak më shpejt festat, duke marrë pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës.

“Disa prej jush, sidomos fëmijët që janë këtu, më kanë çuar peticione, kanë mbledhur firma në klasë, në lagje, në shkollë dhe na kanë thënë: Lali Eri, a mund të zgjasësh pak më shumë festat, se mbyllen shumë shpejt? Nuk i zgjasim dot pas 1 janarit, por ajo që mund të bënim është t’i fillojmë pak më herët, e në fakt, në gjithë qytetet e botës ka filluar pak më herët festa, ndaj kjo është arsyeja pse do t’i hapim që sot dritat e festës, jo vetëm këtu, por në disa vatra, edhe në sheshin Skënderbej, edhe tek Liqeni, këtë fundjavë tek Pazari i Ri dhe në të 24 njësitë e Tiranës, për t’u siguruar që e gjithë Tirana, nga cepi në cep, ka një stinë festash të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se stina e festave duhet të shërbejë për këdo, jo vetëm për të festuar dhe kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin, por edhe për të treguar më shumë solidaritet me më të dobëtit.

“Ashtu siç bëmë vjet, e gjithë stina e festave duhet të jetë një stinë solidariteti për të ndihmuar të moshuarit, për të ndihmuar ata që janë në qendrat sociale, për të ndihmuar personat që janë të vetmuar, personat që janë në institucione, siç është Shtëpia e të Moshuarve apo Shtëpia e Fëmijëve. Jam i bindur se Tirana do jetë këtë vit edhe më solidare”, shtoi kryebashkiaku.

TË LIDHURA

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para
Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

17:39 | 18/04/2026
Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë
Aktualitet

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Next Post
Greqia ‘bllokon’ Durmishajn, Panucci gjen zgjidhjen në Skoci

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit, Panucci zgjedh titullarët ndaj Skocisë

Presidenti Meta merr vendimi përfundimtar për Sandër Lleshin

Presidenti Meta merr vendimi përfundimtar për Sandër Lleshin

Del video/ Aksidenti tragjik, plagoset ambasadorja turke

Del video/ Aksidenti tragjik, plagoset ambasadorja turke







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para
Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

by mirseda
17:39 | 18/04/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar sot në mesditë në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e...

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com