Një grup fansash shqiptarë kanë shpalosur një banderolë kundër kreut të qeverisë në ndeshjen Geona- Inter e Serisë A
Një banderolë është parë në stadiumin e Genoas, e cila përmbante një mesazh tepër të çuditshëm. Mesazhi nuk kishte lidhje me ndeshjen e zhvilluar, por me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Faleminderit Edi Rama që na solle Marijuana”- shkruhej në banderolë ndërsa disa hap më tutje ishte një flamur gjigant i Shqipërisë me fushën e zezë. Nuk dihet përse është zgjedhur ndeshja, Inter – Genoa për të përcjellë këtë mesazh, dhe madhe madje as ideatori i mesazhit, por pritet të shkaktojë shumë polemika si ngjarjeje, shkruan Opinion.al