Pushimet janë drejt fundit dhe tashmë pritet që Cristiano Ronaldo të zbarkojë në Torino dhe ti kthehet stërvitjes me klubin e ri, Juventusin. Në fillim të javës së ardhshme ai do të jetë prezent në qendrën stërvitore të “Zonjës së Vjetër” bashkë me futbollistët e tjerë që mbyllën pushimet me vonesë për shkak të Botërorit, si Dybala, Higuain, Douglas Costa, Cuadrado dhe Bentancur.Por, data e parë e rëndësishme për paraqitjen e parë të Ronaldos është miqësorja tradicionale në ‘Villar Perosa’ më 12 gusht. “Goal Italia” raporton se për këtë ndeshje mes ekipit A dhe B është treguar një interes i madh nga ana e tifozëve dhe janë shitur të gjitha biletat tashmë, 5000 bileta. Juventus ka marrë masa duke blinduar qytetin me rastin e ndeshjes.