Histori e qëndrimit ilegal të një shqiptari ka bërë jehonë në shtypin francez. Ai kishte thyer rregullat, pasi në vitin 2016 kishte marrë një ekspuls dhe i ndalohej hyrja në Francë për 4 vite.
Të riut shqiptar i ishte ndaluar hyrja në Francë deri në vitin 2020, pasi ishte kapur me drogë. Por, kjo masë ndaluese nuk e kishte penguar shqiptarin që të shkonte sërish në Lyon, ku sërish ishte angazhuar në tregtimin e drogës. Por, duket se fati këtë herë nuk ka qenë në anën e tij. Ai u arrestua me 12 dhjetor nga oficerët e GLSES (Anti-Narcotics dhe Underground Economy Group).
Tashmë shqiptari është dënuar me 2 vjet burg dhe pas përfundimit të dënimit nuk do t’i lejohet për 10-vite që shkelë territorin francez. Shqiptari posedonte letra të falsifikuara dhe merrej me tregtimin e drogës.
Nga kontrolli që iu bë në shtëpi atij iu sekuestrua një sasi kokaine e si dhe 115 euro. Por jo vetëm kaq, në bodrumin e banesë së tij policia gjeti edhe pajisje që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike. Ndërsa efektivët e policisë gjetën edhe 950 euro të fshehura nën një dyshek./Përshtati: Tirana Today/