Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Thirrjet për vrasjen e Vlahutin”, Myftaraj flet pas lirimit: Shkrimi im u keqpërdor

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Thirrjet për vrasjen e Vlahutin”, Myftaraj flet pas lirimit: Shkrimi im u keqpërdor

Kastriot Myftaraj ka bërë një shënim në “Facebook” pas daljes së tij nga burgu pasditen e sotme.

Ai thotë se nuk iu ka bërë thirrje shqiptarëve për vrasjen e Vlahutin, por ka analizuar skenarin e vrasjes së saj.

Ja çfarë shkruan ai:

Sqarim për arrestimin tim.

Në mbrëmjen e 9 majit 2017 unë u arrestova me urdhër të oficerit të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Hetimit të Akteve Terroriste me akuzën për “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, sipas nenit 223 të Kodit Penal, me shkakun e shkrimit tim: “Aventura e çuditshme e një kurve kroate në Tiranë.”

Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga oficeri i Policisë Gjyqësore pretendohet se unë kam bërë “një shkrim me fyerje dhe ofendime dhe thirrje për veprime të dhunshme ndaj shefes së Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin.”

Sa i përket pretendimit për fyerje dhe ofendime, sqaroj se i jam referuar një artikulli të botuar në Kroaci, vendin e saj me titull “Romana Vlahutin- prva dama u sjeni”. Artikulli im nis pikërisht me një referim ndaj këtij artikulli të botuar në Kroaci. Unë kërkova në Fjalorin zyrtar të Gjuhës Shqipe, ndonjë fjalë që shpreh përmbledhtas kuptimin e atyre që thuhen për Vlahutinin në këtë artikull kroat dhe nuk gjeta tjerër fjalë më të përshtatshme veç fjalës “kurvë”.

Sa i përket pretendimit për thirrje nga ana ime për veprime të dhunshme ndaj Vlahutinit, unë sqaroj se fragmenti nga shkrimi im që sillet si provë për këtë gjë, është nxjerrë nga konteksti qëllimisht, për të tjetërsuar kuptimin. Nëse lexohet ky paragraf në kontekstin e vet do të shikohet se atë e kam thënë në kontekstin e analizës për lajmin për kërcënimin ndaj jetës së Vlahutinit. Duke bërë këtë analizë unë përpiqem të kuptoj se cili është rrethi i të dyshuarve për kërcënimin duke pasur parasysh atë që është thënë se kërcënimi i ka ardhur për shkak të veprimtarisë së saj. Dhe unë arrij në përfundimin se duke pasur parasysh që ajo kërkon të marrë rolin e guvernatores së pashpallur të Shqipërisë, i dyshuar për kërcënim mund të jetë çdo shqiptar i përgjegjshëm dhe që ka respekt për Kushtetutën e vendit të vet, ku nenin 3 përcaktohet sovraniteti si një nga bazat e shtetit. Ne të gjithë kemi pranuar që të japim sovranitet për të përfituar integrimin në BE, por jo të japim sovranitet në favor të njerëzve si Vlahutin, në rolin e guvernatores sorosiane të Shqipërisë.

Unë nuk u kam thënë shqiptarëve që të vrasin Vlahutinin, por thjesht kam analizuar skenarin e vrasjes së mundshme të saj. Unë në analizën time kam ngritur pyetjen nëse vrasja e Vlahutinit do të ishte akt terrorist. Vrasja e një diplomati të huaj të akredituar në një vend, është normalisht akt terrorist. Por kur një diplomat kryen qartazi veprimtari antikushtetuese, që cënon sovranitetin e vendit ku është akredituar? Në këtë rast do të ishte fjala për akt terrorist apo antiterrorist.

Megjithatë unë kam bindjen se kërcënimi ndaj Vlahutinit është një lajm i rremë sorosian, i dalë nga fabrika e lajmeve të rreme, megjithëse, sipas skenarit, dikush mund të jetë përdorur anonimisht për të bërë “kërcënimin”.

Duke shqyrtuar këtë historinë e kërcënimit të Romanës, del një pyetje: Pse nga të njëzet e më shumë ambasadorët e BE, OSBE që kanë qenë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve, disa madje në kohë shumë të vështira, na qenka kërcënuar me jetë vetëm Romana Vlahutin? I kërkoj Romana Vlahutin që në emër të Kushtetutës së Shqipërisë, në emër të konventave diplomatike ndërkombëtare, të largohet nga vendi im sa më parë.
Në ditët në vazhdim do të jap të dhëna të reja për përzierjen e sorosianëve në planin për krijimin e Jugosllavisë së Re, ku duhet të përfshihet dhe Shqipëria.

Tags: Kastriot Myftarajskenarivlahutin

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Smartphone, iphone 8 me kamerë për të kapur foto 3D

Smartphone, iphone 8 me kamerë për të kapur foto 3D

Lushnjë, aksidenti i merr jetën një 31 vjeçari

Lushnjë, aksidenti i merr jetën një 31 vjeçari

Nivelet drejtues, INSTAT: Pagat e femrave më të larta se të meshkujve

Nivelet drejtues, INSTAT: Pagat e femrave më të larta se të meshkujve







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com