Nga: Marsela Sinani
Një lajm që mori dhenë një ditë më parë, se tre artistë mjaft të dashur për publikun shqiptar, e që kanë dhënë një kontribut të padiskutueshëm, tregonte se sesi ranë në grackën e Veliajt, lidhur me një marrëveshjen për Teatrin Kombëtar.
Duke u rrahur shpatullat e më pas duke u buzëqeshur, kryebashkiaku nxitoi tu mbyllte gojën artistëve se tashmë ishte konkretizuar një marrëveshje. Vetë Arben Derhemi, në një intervistë ekskluzive për “Tirana Today” konfirmoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje që cënon territorin e Teatrit Kombëtar.
https://tiranatoday.com/ekskluziveflet-arben-derhemi-ska-asnje-marreveshje-me-veliajn-teatri-nuk-preket/
Një tjetër zë i shtohet radhëve të artistëve, të cilët i nxjerrin sheshit mashtrimin e Veliajt. Aktori i njohur i skenës teatrore, Neritan Liçaj konfirmoi për “Tirana Today” se kreu i Bashkisë po bën një show mediatik.
Aktori i mirënjohur e cilësoi si një mashtrim, ndërsa sqaroi të gjithë se regjizori Altin Basha, dhe aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi kishin shkuar për të biseduar, por në formë të prerë ata nuk kanë arritur në një marrëveshje me të.
“Unë s’mund të shkojë të bëj një marrëveshje, kur nuk e njoh për negociator Veliajn. Sepse nuk kam punë me të, ai është një kryetar Bashkie”, tha më tej ai.
TIRANA TODAY