Thierry Henry tashmë e ka vendosur që do të largohet nga posti që mban tek Belgjika si zëvendës trajner. Ai beson se është gati për të marrë drejtimin e një skuadre dhe pak ditë më parë u fol se do të ishte trajner i një skuadre në Angli, Aston Villas. Por duket se mes tyre nuk është gjetur akordi dhe ai do të jetë sërish në stolin e një kombëtareje.Menaxherët e legjendës së Arsenalit kanë arritur marrëveshjen me Federatën Egjiptiane të Futbollit, sipas asaj që bën të ditur shtypi afrikan. Ish-portieri i Egjiptit, Nader El-Sayed, aktualisht punonjës i federatës afrikane të futbollit, tha: “Kemi pasur një takim me menaxherin e Henry dhe kemi gjetur marrëveshjen.”
Egjipt kishte si trajner Hector Cuper gjatë Kupës së Botës 2018, por argjentinasi u shkarkua sepse ekipi nuk fitoi asnjë nga tre ndeshjet e luajtura.