Theresa May ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe për krijimin e lajmeve të rreme në media, një sulm i jashtëzakonshëm dhe përpjekje e Rusisë për të “shkatërruar informacionin” në mënyrë që të mbjellin mosmarrëveshje në perëndim, transmeton theguardian.
Kryeministrja foli për “sasinë dhe natyrën” e sulmeve dhe veprimeve të Rusisë, gjatë një fjalimi në banketin e kryetarit të bashkisë, duke thënë se “Rusi është duke kërcënuar rendin ndërkombëtar mbi të cilin ne të gjithë jemi të varur”.
Duke përmendur përpjekjet e Rusisë për të minuar institucionet perëndimore në vitet e fundit, May tha: “Unë kam një mesazh shumë të thjeshtë për Rusinë. Ne e dimë se çfarë po bën. Dhe ju nuk do të keni sukses. Sepse nënvlerësoni qëndrueshmërinë e demokracive tona, tërheqjen e vazhdueshme të shoqërive të lira dhe të hapura dhe angazhimin e kombeve perëndimore ndaj aleancave që na lidhin.
Mbretëria e Bashkuar do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur veten dhe do të punojmë me aleatët tanë për të bërë të njëjtën gjë.”
Fjalimi i saj është një përshkallëzim serioz i paralajmërimeve të Mbretërisë së Bashkuar për Rusinë, pasi , sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson përgatitet të vizitojë Moskën para fundit të vitit si pjesë e një strategjie të matur në angazhimet me administratën e Vladimir Putinit.
Që kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina, May tha se “Rusia kishte nxitur konfliktin në Donbass (Ukrainën lindore), shkeli në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore kombëtare të disa vendeve evropiane dhe ngriti një fushatë të vazhdueshme të spiunazhit dhe ndërhyrjeve kibernetike”.
“Këtu përfshihen ndërhyrjet në zgjedhje dhe por dhe sulmet ndaj Ministrisë daneze të Mbrojtjes dhe Bundestagut (parlamentin gjerman), mes shumë të tjerave”, tha May përpara personaliteteve dhe biznesmenëve të qytetit të Londrës.
“Rusia po kërkon që të përçajë informacionin. Vendosja e organizmave shtetërore ruse në shërbim të medias për të prodhuar lajme të rreme dhe imazhe të montuara në një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje në perëndim dhe për të minuar institucionet tona “.
May tha se Britania e Madhe nuk po kërkon që të kthehejë një Luftën e Ftohtë, apo të ishte në një konfrontim të vazhdueshëm me Rusinë, por Britania e Madhe duhet të veprojë për të mbrojtur interesat e Mbretërisë së Bashkuar, Evropës dhe pjesës tjetër të botës nëse Rusia vazhdon në rrugën e saj aktuale. (TIRANA TODAY)