Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Thënie të shkëlqyera nga Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i famshëm në histori

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha
Thënie të shkëlqyera nga Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i famshëm në histori

Trashëgimia e tij vazhdon edhe dekada pas vdekjes. Ajnshtajni konsiderohet shpesh si babai i fizikës moderne, për shkak të ideve të tij revolucionare që i kanë dhënë formë kuptimit tonë mbi Universin. Rritja e shkencëtarit pjellor në statusin e famshëm, megjithatë, nuk ndodhi brenda natës.

Në dallim nga shumë shkencëtarë të tjerë të famshëm të kohës së tij, Ajnshtajnit i mungonte një arsim formal i shkëlqyer, dhe ai nuk kishte shumë lidhje të forta me komunitetin shkencor të kohës. Ai mishëronte në mënyrë të përsosur stereotipin e një gjeniu të vetmuar që punonte gjithmonë vetëm.

Në vitin 1905, kur mbushi 26 vjeç, Ajnshtajni botoi 4 studime novatore që hodhën bazat për Teorinë e tij të Relativitetit E=mc2 dhe mekanikën kuantike. Por në fillim puna e tij nuk u vlerësua. Një eklips diellor i ndodhur në vitin 1919, ishte një pikë kthese pasi një nga parashikimet e tij në teorinë e relativitetit u konfirmua nga astronomi Sër Artur Edington. Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921 për shpjegimin e tij të efektit fotoelektrik.

Ai është ndoshta shkencëtari më i cituar i të gjitha kohërave,gjë që ai vetë nuk e kishte synuar. Në vitin 1953 ai deklaroi:“Në të kaluarën nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që çdo deklaratë e imja rastësore do të regjistrohej. Përndryshe do të kisha qëndruar më tej në guackën time”.

Por fjalët që la pas, mund të jenë mënyra më e mirë për të hyrë brenda mendjes së legjendës së shkencës. Ja cilat janë disa nga thëniet më frymëzuese por edhe provokuese të Albert Ajnshtajnit.

“Gjëja më e pakuptueshme për botën,është se ajo është e kuptueshme”.

“Aty ku bota pushon së qeni skena e shpresave dhe dëshirave tona personale, ku ne përballemi me të si qenie të lira që admirojnë, pyesin, vëzhgojnë, atje hyjmë në sferën e artit dhe shkencës”.

“Një qenie njerëzore, është një pjesë e tërësisë, e quajtur prej nesh “Univers”, një pjesë e kufizuar në kohë dhe hapësirë”.

“Në rast se nuk do të isha fizikant, ndoshta do të bëhesha një muzikant. Unë shpesh mendoj në muzikë. I jetoj ëndrrat e mia në muzikë. E shoh jetën time në drejtim të muzikës … Nuk mund të them nëse do të kisha bërë ndonjë punë krijuese me rëndësi, por unë e di se gëzimin më të madh në jetë e marr nga violina ime”.

“Shkencëtarët më të mëdhenj janë edhe artistët”.

“Unë besoj tek intuita dhe frymëzimi. Ndonjëherë e ndiej se kam të drejtë. Ndonjëherë nuk e di nëse kam”.

“Jeta është si të ngasësh biçikletën. Për të mbajtur ekuilibrin duhet të vazhdosh t’u japësh këmbëve”.

“Unë besoj tek një gjë:Vetëm një jetë e jetuar për të tjerët, është një jetë që ia vlen të jetohet”.

“Unë jam mjaftueshëm artist për të përdorur lirisht imagjinatën time. Imagjinata është më e rëndësishme se sa njohuria. Dijet janë të kufizuara. Imagjinata e rrethon botën”.

“Përvoja më e bukur që mund të kemi qëndron tek misteri. Ai është emocioni themelor që qëndron në djepin e artit dhe shkencës së vërtetë. Kush nuk e di atë, dhe nuk mund të habitet apo mrekullohet më, është si i vdekur, dhe sytë e tij janë errësuar”.

“Gjëja më e rëndësishme është të mos ndalosh së pyeturi. Kurioziteti ka arsyen e vet pse ekziston”.

“Interesi im mbi shkencën ishte gjithnjë i kufizuar në studimin e parimeve …Arsyeja pse unë kam botuar kaq pak studime, është për shkak të së njëjtës rrethanë, pasi nevoja e madhe për të kuptuar parimet, ka bërë që unë ta kaloj shumicën e kohës time duke ndjekur ato”.

“Pasioni im mbi drejtësinë sociale, më ka futur shpesh në konflikt me njerëzit, ashtu si edhe neveritja ime ndaj çdo detyrimi dhe varësie që nuk i konsideroja si të domosdoshme”.

“Edhe pse sferat e fesë dhe shkencës, janë në vetvete të ndara qartazi nga njëra-tjetra, ekzistojnë megjithatë midis tyre marrëdhënie të forta reciproke dhe varësie”.

“Shkenca është ndërkombëtare, por suksesi i saj bazohet në institucione, të cilat janë pronë e kombeve. Ndaj nëse dëshirojmë të promovojmë kulturën, ne duhet të kombinojmë dhe të organizojmë institucione me fuqinë dhe mjetet tona”.

“Pse kjo shkencë madhështore e aplikuar e cila kursen punë, dhe na e bën jetën më të lehtë, na sjell kaq pak lumturi? Përgjigja është e thjeshtë:Për shkak se ne nuk kemi mësuar ende që ta përdorim atë me masë”.

“Një gjë kam mësuar gjatë një jete të gjatë:që e gjithë shkenca jonë, e matur me realitetin, është primitive dhe fëminore,e megjithatë është gjëja më e çmuar që kemi”.

“Të gjitha fetë, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës pemë. Të gjitha këto aspirata janë të drejtuara drejt fisnikërimit të jetës së njeriut, dhe zhvendosjen e tij nga sfera e ekzistencës së thjeshtë fizike, dhe udhëheqjen e individit drejt lirisë”.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/the-sciences/20-brilliant-quotes-from-albert-einstein-the-theoretical-physicist-who

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: albert ajnshtajnshkencetarthenie

TË LIDHURA

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

11:56 | 26/06/2025
Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec
Bota

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

11:53 | 26/06/2025
Panik në ajër, avioni kthehet në Las Vegas pasi i merr flakë motori
Bota

Panik në ajër, avioni kthehet në Las Vegas pasi i merr flakë motori

11:50 | 26/06/2025
Next Post
‘Rama më sulmoi personalisht’/ Basha: Shqipëria humb shumë nëse ai nuk largohet

Zgjedhjet për kreun e PD, Basha dorëzon formularin e kandidimit

Zvërneci, fshati i rrethuar nga uji, por pa ujë

Zvërneci, fshati i rrethuar nga uji, por pa ujë

Korçë/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine, autorët…

Të shtëna me armë zjarri në Berat, plagoset një person

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

by mirseda
11:56 | 26/06/2025
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin...

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

11:53 | 26/06/2025
Panik në ajër, avioni kthehet në Las Vegas pasi i merr flakë motori

Panik në ajër, avioni kthehet në Las Vegas pasi i merr flakë motori

11:50 | 26/06/2025
Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

11:47 | 26/06/2025
Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

11:36 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com