Thellohet edhe më shumë skandali me vajzën e përdhunuar nga bashkëmoshatarët e saj. Teksa pretendohej se ish-kryeministri Berisha ishte i pasi ai që denoncoi përmes qytetarit digjital rastin në fjalë, e ku më pas u vërtetua se policia më herët kishte marrë masat pas denoncimit të vajzës, detaje të reja kanë dalë në dritë.
Është po sërish qytetari digjital, ku përmes faqes së Facebook-ut të Berishës, bën me dije se drejtoresha e shkollës ku studionte vajza, i ka ofruar kësaj të fundit transferimin në një shkollë tjetër.
Sipas Berishës, ky akt ka ndodhur për të fshehur gjurmët. Qytetari nga Kavaja shton më tej se drejtoresha e shkollës, përpos faktit që nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura, ka tentuar që vajzën e përdhunuar ta tranferonte në shkollën “Fiqiri Kurti”.