Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Thaçi në shërbim të agjenturave të huaja”

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Përbetimi i fortë i Thaçit: S’ndalemi pa ndëshkuar krimet serbe

Nga  IDRIZ ZEQIRAJ/ Në 10 ditëshin e parë të lirisë, pikërisht, më 22 qershor 1999, arrestohen kuadrot-luftëtarë të FARK-ut: Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj, Ramë Idrizaj-Peja dhe asaj nate ekzekutohen në malet e Gjakovës. Dhe, vrasjet serike “në paqe” vazhdojnë me kryetarin e LDK-së të Istogut, avokat Shaban Manaj; atentatimi, me plagosje të rëndë, deri në invalidët karrige, të Fatah Rudit, kuadër i Dr. Rugovës; vrasja e Ekrem Rexhës, alias Komandant *Drini*; oficeri Ilir Selimaj me familje; ekzekutimi i Xhemajl Mustafës, këshilltar politik i Presidentit Rugova; atentatimi i Kosovë dhe Albert Zeqiraj; vrasja e Komandantit të UÇK-së të Rugovës dhe deputet i Parlamentit të Kosovës; vrasja e trefishtë, Komandantit të ShP të UÇK-së të Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj, kryeheroit të Betejës fitimtare të Loxhës; sekretarit të Rinisë të Deçanit, Hasan Zemaj dhe studentit Enis Zemaj; Sabahate Tolaj, shefja e Emergjencës të FARK-ut; Isuf Haklaj, oficer i Kosharës dhe hetues në Prokurorinë Speciale; Ukë Bytyçin, komandant i luftës dhe kryetar i komunës të Suharekës; Ismet Rracin, kryetar i komunës të Klinës dhe shumë qindra të tjerë. Vrasja e gazetarëve Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti; plagosjen e kuadrit të LDK-së, Agim Veliu, Gani Gecit dhe të tjerëve. Vrasjen e Besim Dajakut, truproje e Presidentit Rugova, njëherësh, nip i Shaban Polluzhës.

Kolaborimi, bashkëpunimi me frengun Bernard Kouchner, si i ngarkuar i Sigurimit francez, për  t`i heshtur krimet politike dhe ekonomike në Kosovë, Hashim Thaçi mori detyrime për ta boshatisur Veriun e Mitrovicës nga shqiptarët, duke bërë hapin praktik, drejt konsolidimit  të pushtetit serb, rrjedhimisht, ndarjen e Kosovës.

Demonstrimet masive të shqiptarëve, Hashim dallaverja i amortizoi me premtimet hipokrite e boshe, se shqiptarët do të kthehen në vatrat e tyre dhe do të jenë zotër të fateve të tyre, në trojet stërgjyshore. *Bashkimi i Mitrovicës është çështje ditësh apo muajsh*, – mashtronte e gënjente Hashimi. Të gjitha premtimet e shkruara mbi akull, u shkrinë, ranë në ujë dhe largimi i dhunshëm i shqiptarëve vazhdon.

Hashimi, kinse, derdhë *lot krokodili* për Preshevën, por, e lënë në heshtje veriun e Mitrovicës. Pra, ishin Hashimi dhe Kadria, të cilët punuan shumë për shuarjen e protestave të shqiptarëve dhe heshtjen e shpërnguljeve masive, grupore dhe individuale, të banorëve vendorë shqiptarë, për t`u lënë vend kolonëve serbë e malazezë, në veriun e Mitrovicës. Këtë e dëshmon ndërtimi i komplekseve banesore, me investimet e Serbisë.

Serbia e përzënë nga Kosova, nën goditjen e bombave, të hedhur nga avionët *Apaç* të NATO-Paktit, tani, në paqe ngulmon të kthehet si hisedare në Kosovë. Pas pushtimit në heshtje të Veriut të Mitrovicës, hapi i dytë ishte 6 pikëshi i Baki Munit. Shantazhimi i Serbisë ndaj Hashimit funksionoi *si sahat*. Refuzimi që i bëri – 6 pikëshit – Prof. Fatmir Sejdiu, duke qenë në cilësinë e Presidentit, i kushtoi me shkarkim! – 6 pikëshi – i Baki Munit, jo vetëm që nuk u eterizua, *shkri si fluskë sapuni*, – siç thoshte lëvriçka rrenacake e neveritëse Editë Tahiri, por u betonizua në tokat shqiptare. Ndërsa, Hashimi, me bandat numerike, të bashkuara, tani, në koalicionin – PAN -, përjashto AKR-në e zvarranikut Pacoll, pas-sabotimit të luftës, në koordinim me agjenturat armike të Kosovës, përgjakjes të Kosovës, gjatë dhe pas luftës, me bandat e SHIK-ut dhe të *Shqiponjave të Zeza*, boshatisjes të Veriut të Mitrovicës nga shqiptarët, tradhtia e radhës është –  pranimi i – 6 pikëshit -, fatal për Kosovën, i Baki Munit.

Tags: sherbimtë agjenturavetë huajaThaci

TË LIDHURA

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë
Bota

Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

10:35 | 17/04/2026
Next Post
PSG hidhet në sulm për futbollistin e Juves që shënoi përballë Chievos

PSG hidhet në sulm për futbollistin e Juves që shënoi përballë Chievos

Në Gmail mund të dërgoni mesazhe private që vet-shkatërrohen

Në Gmail mund të dërgoni mesazhe private që vet-shkatërrohen

Nënkampioni i botës me probleme në zemër, lajmin e konfirmon klubi

Nënkampioni i botës me probleme në zemër, lajmin e konfirmon klubi







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”
Aktualitet

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

by mirseda
16:58 | 17/04/2026
0

Institucioni i Avokatit të Popullit, i drejtuar nga Endrit Shabani, i është drejtuar sot Bashkisë Tiranë me...

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

16:55 | 17/04/2026
Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

16:33 | 17/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

16:05 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com