Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Tetë cilësitë e njerëzve të edukuar, sipas Anton Čechov

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Tetë cilësitë e njerëzve të edukuar, sipas Anton Čechov

Në vitin 1886, në moshën 26-vjeçare, Anton Čechov i shkroi vëllait të tij Nikolait 28-vjeç, i cili në një letër të mëparshme i qe ankuar shumë se nuk kuptohej nga ata që kishte përreth. Anton Čechov, në vend që ta ngushëllonte, i kërkon atij të ndryshojë stilin e jetesës, në mënyrë që të përputhej me ato që ai i konsideronte si vetitë që duhet të gëzojë një person i edukuar. Dhe në këtë drejtim liston tetë cilësitë e njerëzve të arsimuar.

“Shpesh më je ankuar se njerëzit “nuk të kuptojnë”! Goethe dhe Newton-i nuk janë ankuar kurrë në lidhje me këtë… Vetëm Krishti është ankuar, por ai fliste për doktrinën e tij dhe jo për veten e vet… Njerëzit të kuptojnë në mënyrë të përkryer. Dhe, nëse ti nuk e kupton veten, ky nuk është faji i tyre.

Unë të siguroj, si vëlla dhe mik, se të kuptoj dhe më vjen keq për ty me gjithë zemër. I njoh cilësitë e tua të mira si pesë gishtërinjtë e mi; i vlerësoj dhe respektoj ato thellësisht. Nëse dëshiron, për të provuar se të kuptoj, unë mund të të numëroj cilësitë që ke. Mendoj se je një njeri shpirtmadh, bujar, i gatshëm të ndash me të tjerët qindarkën tënde të fundit; nuk ndjen zili apo urrejtje; ke një zemër të thjeshtë; mirëbesim pa dyshime apo mashtrime nga pas dhe nuk kujton të keqen…

Ti ke një dhunti që të tjerët nuk e kanë: talentin. Ky talent të vendos mbi miliona njerëz: në botë vetëm një në dy milionë njerëz është artist. Talenti yt të dallon nga të tjerët: nëse do të ishe një bretkosë, edhe atëherë njerëzit do të respektonin, pasi për hir të talentit  falen të gjitha gjërat. Ty të mungon vetëm diçka: falsiteti i qasjes tënde dhe, palumturia jote shkaktohet nga e gjitha kjo. Është mungesa jote totale e kulturës, më fal, por siç thonë latinët “veritas magia amicitiae” (E vërteta shkatërron miqësinë)…

Shiko, jeta ka kushtet e veta. Për t’u ndjerë rehat në mesin e njerëzve të edukuar, për t’u ndjerë si në shtëpi dhe të jesh i lumtur me ta, duhet të jesh i edukuar në një masë të caktuar. Talenti të ka sjellë në një nivel të caktuar dijesh, ti je pjesë e tyre, por… je i distancuar dhe luhatesh midis njerëzve të eduktuar. Unë mendoj se personat e edukuar duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. Respektojnë personalitetin e njeriut dhe për këtë arsye të jenë gjithmonë të sjellshëm, bujarë e të gatshëm për t’u dhënë të tjerëve. Nuk e bëjnë të madhe humbjen apo shkatërrimin e ndonjë objekti material; nëse jetojnë me dikë, nuk e konsiderojnë një nder dhe kur largohen nuk thonë: “Askush s’mundet të jetojë me ty”. Tolerojnë zhurmën, shakatë dhe praninë e të huajve në shtëpinë e tyre.
  1. Kanë simpati jo vetëm për lypësit dhe macet. Zemra e tyre vuan për atë që syri nuk e sheh… Punojnë deri në orët e vona të mbrëmjes për të ndihmuar pagesën e tarifës së universitetit për vëllezërit, dhe për t’i blerë rroba nënës së tyre.
  1. Respektojnë pronën e të tjerëve dhe për këtë arsye i paguajnë borxhet e tyre.
  1. Janë të sinqertë, dhe kanë frikë, ashtu si ndaj zjarrit, të gënjejnë. Nuk gënjejnë as edhe për gjërat e vogla. Një gënjeshtër është fyerje për atë që e dëgjon dhe e vendos në një pozitë inferiore në sytë e atij që po flet. Sillen në rrugë, ashtu si në shtëpinë e tyre, nuk mburren para miqve të tyre modestë. Nuk janë të prirur të drejtojnë tek të tjerët, konfidencat e tyre të pakërkuara. Në shenjë respekti për veshët e të tjerëve, qëndrojnë më shpesh të heshtur, në vend se të flasin vazhdimisht.
  1. Nuk denigrojnë vetveten për të ngjallur dhembshuri tek të tjerët. Përpiqen të prekin zemrën e të tjerëve, si për t’i bërë ata të psherëtijnë dhe iu japin atë çka kërkojnë. Ata nuk thonë: “U keqkuptova” apo “Jam bërë një person i kategorisë së dytë”, pasi çdo gjë që përpiqet të marrë një pasojë pa shumë mundim është vulgare, e ndenjur, e rreme…
  1. Nuk shfaqin asnjë lloj vaniteti sipërfaqësor. Atyre nuk ua ndjen për diamantë të tillë të rremë, siç është të njohurit e njerëzve të famshëm. Nëse arrijnë të bëjnë disa para, nuk fryhen sikur të kishin fituar miliona, dhe nuk mburren se janë në gjendje të hyjnë në vende ku të tjerët nuk lejohen… Njeriu vërtet i talentuar qëndron gjithmonë në errësirë mes turmës, sa më larg që të jetë e mundur nga reklamimi… Edhe Krylov ka thënë se një fuçi bosh, bën më shumë zhurmë se një fuçi e mbushur.
  1. Nëse kanë talent, e respektojnë atë. Për të, sakrifikojnë çdo gjë tjetër: gratë, verën, vanitetin… Janë krenarë për talentin e tyre… Për më tepër janë kërkues.
  1. Zhvillojnë një ndjenjë estetike ndaj vetes. Ata s’mund të shkojnë për të fjetur, të veshur me rrobat e tyre të ditës, të shohin të çarat e mureve plot me insekte, qëndrojnë në ambient me ajër të ndenjur, të ecin mbi një dysheme, në të cilën dikush ka përshtyrë, të gatuajnë ushqime në një mjedis të papastër. Ata përpiqen sa më shumë të jetë e mundur të frenojnë dhe fisnikërojnë, instinktin seksual… Tek një grua nuk shohin domosdoshmërisht një femër për të ndarë shtratin… nuk janë në kërkim të një inteligjence, e cila e dëshmon veten si një mashtrim i vazhdueshëm. Nëse janë artistë, duan freskinë, elegancën, humanizmin… Nuk dënden me vodkë ditën dhe natën… Ata duan ‘mens sana in corpore sano’ (një mendje të shëndoshë në një trup të shëndoshë).

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

TË LIDHURA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë
Kryesore

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë

10:18 | 11/08/2025
Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’
Kultura

Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’

18:45 | 06/08/2025
Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar.
Kryesore

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar.

10:09 | 05/08/2025
Next Post
20% of Albanian primary school students are victims of bullying

20% of Albanian primary school students are victims of bullying

Mike Pence: Koreja e Veriut, rrezik potencial për botën

Mike Pence: Koreja e Veriut, rrezik potencial për botën

Bylykbashi: Rama e Meta po hedhin në erë Kodin Zgjedhor

Bylykbashi: Rama e Meta po hedhin në erë Kodin Zgjedhor

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë
Kosovo

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

by mirseda
22:37 | 12/08/2025
0

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e...

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

22:21 | 12/08/2025
Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

21:35 | 12/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com