Një shqiptar përballet me deportimin nga Britania e Madhe për herë të dytë. Ai kishte qëndrua një herë ilegalisht në Britani, por pas depoertimit të patë ai kishte shkuar sërish atje.
Esmerald Cuni u kthye në atdhe nga Home Office fillimisht më 1 Dhjetor të 2015-s, raporton hulldailymail.co.uk.
Ai pranoi se kishte hyrë ilegalisht në Britani i fshehur brenda një kamioni. Megjithatë ndaj tij në atë kohë u ngrit asnjë akuzë.
Në pamundësi për të gjetur një punë të mirëqenë në Shqipëri pasi mbaroi shkollën, 25-vjeçari u rikthyer sërish në Britani.
Por këtë herë, i vendosur për të mos u kapur nga autoritetet atje. Ai pagoi 250 paund për një kartë identiteti greke false.
Megjithatë, kur policia shkoi në shtëpinë e tij në perëndim të Hull, për “çështje të tjera” Cuni u arrestua. Ai u ndalua me 24 Tetor, pas dyshimeve se kishte në posedim një sasi të vogël droge.
Dokumente false
Në momentin që arriti në stacionin e policisë, i riu shqiptar i dha oficerëve ID e tij false. Ai u kishte dhënë edhe një patentë greke, gjithashtu false, nën emrin Adonis Galatas.
Megjithatë, mjaftoi kontrolli i shenjave të gishtërinjve për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë.
Para gjykatës, me anë të një përkthyesi, Cuni pranoi akuzat e posedimit të dokumenteve false.
25-vjeçari kishte mbërritur në Britani në Korrik dhe fillimisht ishte vendosur në zonën e Cambridge.
Ai i kishte blerë dokumentet false në Londër dhe më pas kishte udhëtuar drejt Hull. Atje ai kishte filluar punë në një lavazh.
“Ky djalë i ri mbaroi shkollën në Shqipëri dhe nuk mundi të gjente asnjë vend pune. Nëse arrinte të gjente punë, merrte kaq pak sa nuk dilnin për asgjë. Ka ardhur në këtë shtet dy herë në mënyrë që të lajë makina, për t’i dërguar paratë në Shqipëri”, tha para gjykatës avokati mbrojtës i Cunit, John Thackray.
Teksa dha dënimin me 1 vit burg, gjykatësi tha:
Jam shumë i hapur për të pranuar që ti je një person që kërkon një jetë më të mirë për veten, për të mbështetur familjen në Shqipëri dhe që do t’i vesh në përdorim kualifikimet që ke arritur në Shqipëri kur ishte në shkollë, por ka mënyra të ligjshme për ta bërë një gjë të tillë”.
Cuni pritet të deportohet pasi të ketë shlyer një pjesë të dënimit, ose në përfundim të tij.