Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Terrori i Assadit/Dekreti i pabesë: Shpronëson Sirianët e ikur, pasurinë ia kalon njerëzve të afërt

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Terrori i Assadit/Dekreti i pabesë: Shpronëson Sirianët e ikur, pasurinë ia kalon njerëzve të afërt

Hapi i parë i Bashar al-Assadit qe arrestimi i kundërshtarëve të tij, pastaj bombardimi ose vrasja, tani ai kërcënon se do t’i shpronësojë të ikurit. Ajo që bëhet e qartë është: një paqe me Assadin është e pamundur.

Që prej shtatë vjetësh despoti sirian Assad ka mundësi të bëjë çfarë të dojë nën sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Natyrisht që veprat e tij dënohen dhe ka ankesa te aleatët e tij. Por ai vazhdon të veprojë edhe më tej me metoda, të cilat mund të karakterizohen vetëm si krime lufte. Tani vjen një strategji e re, jo e panjohur nga historia: Assadi urdhëroi të miratohet një dekret në parlament, me ndihmën e të cilit do të shpronësohen miliona sirianë të arratisur.

Ky dekret është një dhuratë e Assadit për aleatët e tij Iran dhe Hisbollah, sepse ai ofron mundësinë që të furnizohen njerëzit e tyre me pasuri të paluajtshme me çmime të leverdishme. Njëkohësisht ai është një dënim kolektiv për të gjithë ata, të cilët kanë protestuar dikur kundër Assadit dhe të cilët nga frika për jetën e tyre braktisën vendin. Por edhe ata, të cilët u ndodhën mes fronteve dhe kërkuan mbrojtje jashtë vendit në këtë mënyrë ndëshkohen.

Mënyrë sistematike veprimi

Në mënyrë të paskrupullt tani zbatohet faza e fundit e një mënyrë sistematike veprimi: më parë qytetet ose lagjet i rrethuan, pastaj pjesën më të madhe të tyre i rrafshuan (si qytetin tim të lindjes Homs në vitin 2012). Tani nxirret një ligj, me të cilin synohet të krijohen raporte të reja pronësore. Dhe vetëm mbi bazën e tyre do të hartohen pastaj plane të reja ndërtimi për qytetet e shkatërruara.

Assadi, i cili preferon t’i japë vetes pamjen e një demokrati, megjithatë tregohet bujar: ai u jep të prekurve 30 ditë kohë për të dëshmuar pronën e tyre. Por për mua dhe sirianë të tjerë, vetëm hyrja në aeroport do të ishte e barabartë me një arrestim. Dhe meqenëse për mua si dhe për shumë sirianë të tjerë, liria është më e rëndësishme se pasuria, me siguri që askush nuk do të kthehet.

Deri tani ka qenë para së gjithash popullata civile e Sirisë që vuante nën krimet e Assadit. Kurse tani të prekura janë edhe vendet që kanë pranuar qindra mijëra ose madje miliona sirianë të arratisur. Nëse këtyre njerëzve u grabisin bazën e jetesës, ata nuk kanë mundësi të kthehen pas luftës. Kjo në një kohë kur asnjëri nga shtetet që i kanë pranuar refugjatët nuk pati llogaritur një qëndrim të përhershëm të këtyre njerëzve. Jo më kot, shumica e sirianëve të arratisur në Gjermani morën vetëm të ashtuquajtur status të mbrojtjes subsidiare (të përkohshme.)

Një e ardhme me Assadin bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

Me pranimin e qindra-mijëra sirianëve, qeveria gjermane dha një kontribut të madh për mbështetjen e shteteve fqinje Turqi, Liban, Jordani. Në konferencën e donatorëve javën e kaluar, ministri i Jashtëm Heiko Maas premtoi edhe një miliardë tjetër euro për rindërtimin e Sirisë. Por për aq kohë sa është në pushtet Assadi dhe për sa kohë ka mundësi që të miratojë dekrete, Evropës do t’i duhet të paguajë një çmim shumë më të lartë.

Qeveria gjermane mund të zemërohet për lajmet më të fundit – po si mund t’i pengojë ajo planet e Assadit? Deri tani ajo nuk pati mundësi të ndalonte as vrasjen dhe torturat e civilëve sirianë. E njëjta gjë vlen edhe për OKB-në, të cilën do që ta angazhojë Ministria e Jashtme. Të vetmit, të cilët mund ta ndalonin Assadin që t’i vinte në jetë planet e tij janë rusët. Por ata nga ana tjetër reagojnë vetëm nën presion dhe kush mund ta ushtronte atë? Amerikanët, bie fjala që nuk kanë një strategji për Sirinë deri më sot? Assadi e di që nuk ka pse të ketë frikë nga asgjë.

Bashkësia Ndërkombëtare duhet të reagojë më në fund, sepse kjo është në interesin e saj të mirëfilltë dhe të mësojë nga gabimet e viteve të shkuara. Një zgjidhje për Sirinë me Assadin nuk mund dhe nuk duhet të ketë./DW/

Tags: AfërtAssaditdekretiikurkalonnjerëzvepabesëpasurinëShpronësonSirianëtterrori

TË LIDHURA

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”
Bota

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025
IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit
Bota

IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

20:34 | 04/10/2025
Polonia shton kontrollet ndaj emigracionit ilegal, dërgon trupa ushtarake në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë
Bota

Polonia shton kontrollet ndaj emigracionit ilegal, dërgon trupa ushtarake në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë

19:38 | 04/10/2025
Next Post
BE e paprekshme, asnjë zgjerim. E shtëna në Ballkan do kohë

BE e paprekshme, asnjë zgjerim. E shtëna në Ballkan do kohë

FOTO/Stjuardesa më e bukur e Emirates “ndez” Instagramin, me pushimet luksoze

FOTO/Stjuardesa më e bukur e Emirates “ndez” Instagramin, me pushimet luksoze

Emri/Shqiptari këmbëngul: S’jam fajtor. Gjykatësi: Flasim në korrik

Emri/Shqiptari këmbëngul: S’jam fajtor. Gjykatësi: Flasim në korrik

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com