Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tentoi të kalojë kufirin me pasaportë false, i “forti” i Shkodrës lihet në burg

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Tentoi të kalojë kufirin me pasaportë false, i “forti” i Shkodrës lihet në burg

Gjykata ka lënë në burg “të fortin” e Shkodrës, shtetasin Lulzim Kulla. Ai është një emër i njohur për policinë. Biznesmeni 43-vjeçar u ndalua në Pikën Kufitare të Kakavijës, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë me pasaportë false. Sipas policisë, Kulla ka përdorur një pasaportë false, e cila në fakt është bllokuar me kërkesë të Prokurorisë, dhe vendim të Gjykatës Durrës para katër vitesh, pasi bëhet fjalë për vjedhje identiteti.

Ky shtetas, i cili në janar mbeti i plagosur rëndë pas një shpërthimi të telekomanduar në qytetin e Shkodrës, ka paraqitur në pikën kufitare një pasaportë me emrin Alfons Deda. 43-vjeçari ishte pasagjer në një makinë “Audi”, dhe në momentin e ndalimit nga policia, mësohet se nuk ka bërë rezistencë.

Po sot gjatë seancës, avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë, pasi sipas tij, Kulla e kishte marrë në mënyrë të pavullnetshme pasaportën false, por prokurori Arben Pasho i ka nxjerrë një dënim me 12 vite burg Kullës në Breshia të Italisë, për “trafik droge” dhe “krijim të organizatave kriminale”. Sipas informacioneve nga policia, ai rezulton se ka vuajtur vetëm 3 vite burg në Itali, ndërsa ishte në kërkim nga shteti fqinj.

Lulzim Kulla rezulton se në korrik të vitit 2014, është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. 43-vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi Kulla ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë. Për këtë shkak, Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhër në korrik të vitit 2014, për bllokimin e kësaj pasaporte në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës.

Atentati me tritol që iu bë muaj më parë

43-vjeçari Lulzim Kulla i shpëtoi një atentati në janar të këtij viti. Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla.

Nga një operacion i gjerë i policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me atë të Shkodrës, janë vënë në pranga 7 persona, të cilët u dyshuan si autorët e shpërthimit të fuqishëm me moto-bombë në mes të Shkodrës, ku mbeti i plagosur rëndë Lulzim Kulla, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit.

Nga shpërthimi u dëmtuan disa biznese aty pranë. Në objektin ku iu vendos tritoli, Lulzim Kulla kishte në pronësi një lokal si dhe disa ambiente të dhëna me qira.

Por kush është Lulzim Kulla?

Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë, për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si “i forti” i Shkodrës, i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytet, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.

Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti. Për shumë vite, ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar.

 

 

 

Tags: atentati. i fortiLulzim Kulla

TË LIDHURA

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi
Ekonomi

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi

09:15 | 16/06/2025
“PARALIZOHET” TIRANA/ Mbahet sot samiti i SEECP-së, AGJENDA!
Kryesore

“PARALIZOHET” TIRANA/ Mbahet sot samiti i SEECP-së, AGJENDA!

09:13 | 16/06/2025
Vlorë/ U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma
Aktualitet

Vlorë/ U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma

08:52 | 16/06/2025
Next Post
Gjyqtari ankohet në KPK: Keni nxjerrë të dhënat sekrete, do i drejtohem ONM

Gjyqtari ankohet në KPK: Keni nxjerrë të dhënat sekrete, do i drejtohem ONM

Real Madridin e refuzuan 5 trajnerë para se të firmoste me Lopeteguin

Real Madridin e refuzuan 5 trajnerë para se të firmoste me Lopeteguin

12 mijë euro për në SHBA dhe Angli, me martesa fiktive me bullgare. Identifikohen 9 personat e arrestuar

12 mijë euro për në SHBA dhe Angli, me martesa fiktive me bullgare. Identifikohen 9 personat e arrestuar

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv
Bota

Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv

by mirseda
09:58 | 16/06/2025
0

Ambasadori i SHBA-së në Izrael ka raportuar se dega e ambasadës së SHBA-së në Tel Aviv pësoi...

Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

09:42 | 16/06/2025
Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi

09:15 | 16/06/2025
“PARALIZOHET” TIRANA/ Mbahet sot samiti i SEECP-së, AGJENDA!

“PARALIZOHET” TIRANA/ Mbahet sot samiti i SEECP-së, AGJENDA!

09:13 | 16/06/2025
Hamilton i ashpër me Ferrarin: Me këtë makinë, titulli është i pamundur

Hamilton i ashpër me Ferrarin: Me këtë makinë, titulli është i pamundur

09:11 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com