Pas përhapjes së lajmit se në Vorë është grabitur bankomati i një banke, policia e hedh poshtë këtë tezë.
Policia bën me dije se persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen.
“Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen”.
Nga ana e uniformave blu ka nisur puna, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.