Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

‘Tenderi 3 miliardë për këpucët e policëve’, zhduket oferta nga sistemi i Prokurimeve

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
‘Tenderi 3 miliardë për këpucët e policëve’, zhduket oferta nga sistemi i Prokurimeve

Një “situatë të paprecedent” e ka konsideruar Komisioni i Prokurimit Publik një zhvillim anormal, ndoshta edhe skandaloz që ka ndodhur në tenderin e zhvilluar nga Ministria e Brendshme për blerjen e këpucëve për Policinë e Shtetit, me vlerë rreth 3 miliardë lekë (të vjetra).Komisioni i Prokurimit Publik, gjatë shqyrtimit të një ankese për këtë tender, ka konstatuar se “për shkak të një situate të pa ndodhur më parë” zgjidhja mund të gjendet vetëm pas një hetimi penal për ndërhyrjen e paautorizuar në sistemin elektronik të prokurimeve.

Njëra prej kompanive pjesëmarrëse në tender ka ngritur dyshimin se ka pasur ndërhyrje në sistemin elektronik të prokurimeve publike, veprim nëpërmjet të cilit është fshirë oferta e saj në mënyrë abuzive, duke e përjashtuar atë nga gara.

Ky është një rast i pahasur më parë, të paktën në praktikën e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili vë në pikëpyetje seriozitetin dhe garancinë e sistemit elektronik për procese të rregullt tenderuese që zhvillojnë institucionet shqiptare.

Në 10 gusht 2018, Ministria e Brendshme hap procedurën e tenderit për “blerje këpucësh për uniformat e policisë së shtetit”. Sipas njoftimit, ofertat pranoheshin deri në datë 5 Tetor 2018. Pak ditë më vonë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i Ministrisë së Brendshme fton kompanitë në seancën e hapjes së ofertave.

Në këtë seancë, Komisioni i Tenderit i thotë përfaqësuesit të njërës prej kompanive se nuk mund të ishin të pranishëm, pasi nuk kishin dorëzuar ofertë. Ky konstatim shkaktoi menjëherë reagimin e kompanisë, të cilët kërkuan sqarime nga autoriteti kontraktor.

Pas ankesën zyrtare, shoqëria e përjashtuar nga tenderi u pajis me një passëord të ri për të hyrë në sistem. Sistemi mënyrës së funksionit të sistemit të prokurimeve publike,  operatorët ekonomikë, pasi dorëzojnë ofertat e tyre në mënyrë elektronike, nuk mund të realizojnë asnjë ndryshim tjetër.

Por, kompania që ka ankimuar tenderin për këpucët e Policisë, pasi u pajis me passëord-in e ri, konstatoi se disa ditë pasi pasi kishte dorëzuar dokumentat në mënyrë elektronike, oferta e saj ishte fshirë. Në sistemin elektronik, një veprim i tillë kishte lënë “gjurmë”, nga persona ende të paidentifikuar.

Pas këtij konstatimi, kompania e përjashtuar nga tenderi dorëzon një ankesë tek autoriteti kontraktor, pra tek Ministria e Brendshme, në të cilën sqaron se ka pasur ndërhyrje në të dhënat e dorëzuara prej saj, ndërhyrje të cilat nuk kishte asnjë mundësi teknike t’i kishte kryer vetë ky operator ekonomik.

Ministria e Brendshme, pasi shqyrtoi ankesën e kompanisë së përjashtuar, vendosi t’ia refuzojë pretendimet. Në këto kushte, operatori ekonomik i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), si institucioni që merr vendimin përfundimtar për tenderat publikë.

KPP, pasi shqyrtoi ankesën e kompanisë private, konstatoi se ai nuk kishte autoritet për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate. Në vendimin e tij, dt. 6.11.2018, Komisioni i Prokurimit Publik, shprehet: “KPP sqaron se, përpara këtij rasti të paprecedent, operatori ekonomik akimues nuk legjitimohet që të paraqesë ankesë pranë këtij të fundit, si organ i cili shqyrton ankesa vetëm kur interesi i operatorit ekonomik cënohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, për sa kohë autoriteti kontraktor nuk ka ndërmarrë asnjë vendim në lidhje me këtë procedurë prokurimi dhe nuk ka dalë me një vendim përfundimtar në rastin konkret”.

Komisioni i Prokurimit ka shprehur habinë e tij për të situatë të pandodhur më parë dhe e ka parë veten në kushtet që nuk mund t’i jepte zgjidhje këtij rasti. “Për shkak të një situate të pandodhur më parë për gjykim pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke qenë se ky i fundit e ka të pamundur të verifikojë pretendimet e ngritura nga operatori ekonomik ankimues në lidhje me veprimet që kanë ndodhur me sistemin e prokurimeve elektronike, konkretisht në llogarinë personale të përdoruesit të shoqërisë “XXX” sh.p.k., pasi nuk janë pjesë e hetimit dhe shqyrtimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik, vlerëson të drejtë faktin që ky operator i është drejtuar organeve të hetimit për sqarimin e situatës së ndodhur, shprehet Komisioni i Prokurimit Publik. /Boldnews.al/

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
E trishtë/Vëllai dëmton vëllanë, Arlindi do të mungojë…

Tre vëllezër, tre kombëtare/Rrëfehet Albiani i Zvicrës: Shqipëria është familja ime

Gjykata urdhëron: Koreja e Veriut duhet të paguajë 500 mln dollarë për familjen e Otto Warmbier!

Gjykata urdhëron: Koreja e Veriut duhet të paguajë 500 mln dollarë për familjen e Otto Warmbier!

Messi sfidon Ronaldon dhe jashtë fushës, ja lëvizja e yllit argjentinas

Messi befason me fjalët për Ronaldon: Duelet ishin shumë të bukura







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com