Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Telashet e Policisë së Kosovës me blerjen e municionit

9 vjet ago
in Të Gjitha
Telashet e Policisë së Kosovës me blerjen e municionit

Policia e Kosovës ka hasur në shumë telashe për furnizim me municion. Ajo e kishte hapur tenderin e parë në vitin 2015, por kishte arritur ta përmbyllte vetëm në vitin 2016.

Nga pesë llote (pjesë), Policia kishte arritur që vetëm për njërin të nënshkruante kontratë me një operator ekonomik.

Policia e Kosovës, më 27 gusht të vitit 2015, e kishte iniciuar tenderin për furnizim me municion. Tenderi ishte ndarë në 5 llote (pjesë), ndërsa më 23 shtator, Policia kishte bërë njoftim për vazhdim të afatit e aplikimit për këtë tender.

Më 27 tetor të atij viti, Policia ka njoftuar për anulim të kontratës për furnizim me municion.

“Ky aktivitet i prokurimit për pjesën 1 anulohet në mungesë të dy ofertave të përgjegjshme, kurse pjesa 2 dhe 5, anulohet projekti në mungesë të dy ofertave të pranuara”, thuhet në arsyetimin e anulimit të tenderit.

Në muajin nëntor të vitit 2015, policia e kishte iniciuar edhe një herë tenderin për furnizim me municion (ritender), ku kishte ndryshuar vlerën e sigurisë së tenderit për pesë llotet.

Në tenderin e parë, siguria e tenderit kishte qenë 10 mijë euro për secilin llot. Ndërsa, në ritenderim, siguria e tenderit për llotin e parë ishte bërë 25 mijë e 400 euro, kurse për llotin e dytë ishte bërë 6 mijë e 700 euro. Për tri llotet e tjera (3, 4 dhe 5), siguria e tenderit ishte zvogëluar në vetëm 1,000 euro.

Në muajin janar 2016, Policia e Kosovës kishte arritur të përmbyllte vetëm njërin nga llotet. Për llotin e parë, Policia e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Lenti”, shkruan kallxo.

Në njoftimin për dhënie të kontratës, thuhet se “Lenti” kishte dhënë ofertën me 573 mijë e 950 euro. Sipas Policisë, kjo ishte oferta më e lirë e përgjegjshme.

Por, Policia e Kosovës kishte dështuar t’i përmbyllte llotet e tjera të këtij tenderi. Në llotin e dytë i kishte pranuar 2 oferta, në llotin e tretë dhe të katërt i kishte pranuar vetëm nga një ofertë, kurse në llotin 5 nuk kishte oferta të përgjegjshme.

“Ky aktivitet i prokurimit për pjesët 2, 3, 4 anulohet në mungesë të dy ofertave të përgjegjshme, kurse për pjesën 5 anulohet projekti në mungesë pranimit të ofertave”, thuhet në njoftimin e anulimit të këtij tenderi, i cili është publikuar më 20 janar 2016.

Policia e Kosovës kishte bërë edhe një tentim të dështuar për të nënshkruar kontratë për furnizim me municion në muajt e verës së vitit 2016. Tenderin me dy llote e kishte hapur më 1 korrik.

Në llotin e parë ishin planifikuar 308 mijë euro për blerjen e municionit, ndërsa për pjesën e dytë janë planifikuar 18 mijë e 625 euro, por asnjë kompani nuk kishte shprehur interesim për t’i shitur municion, Policisë së Kosovës.

“Projekti anulohet në mungesë të ofertave të pranuara”, thuhet në njoftimin për anulim të tenderit për furnizim me municion.

Në janar të këtij viti, kallxo.com mësoi se Policia kishte mbetur pa municion dhe kontaktoi me kompaninë kontraktuese, e cila kishte marrë kontratë për furnizim me municion.

Këta të fundit nuk treguan se a e kanë kryer detyrën e furnizimit me municion, duke u arsyetuar se nuk kanë autorizim për të folur rreth kësaj teme.

“Për shkak të natyrës së furnizimit për të cilën ne jemi të kontraktuar dhe në mungesë të autorizimit për momentin nuk mund t’ju ofrojmë informacione. Ju lusim t’u drejtoheni autoritetit kontraktues të PK-së për informata të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e kompanisë “Lenti”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ata janë duke u furnizuar me municion nga kompania.

“Policia e Kosovës ka kontratë me NTSh “Lenti” për furnizim me municion. Në fund të javës së kaluar kompania në fjalë ka sjellë municionin e porositur. Municioni është në proces të verifikimit (ekspertizës laboratorike) të rregullt për të verifikuar përputhshmërinë e specifikave me kontratën. Ky proces, nëse është pozitiv, kryhet në fillim të kësaj jave kur edhe bëhet pranimi zyrtar i municionit nga komisioni”, tha Kelani.

Ai tregoi se Policia e ka pranuar kontingjentin e parë me municion.

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
G7, objektiv, izolimin e presidentit të Sirisë

G7, objektiv, izolimin e presidentit të Sirisë

Çfarë pritet të bëjë Banka e Shqipërisë për vjedhjet online në Shqipëri

Çfarë pritet të bëjë Banka e Shqipërisë për vjedhjet online në Shqipëri

Inter, Pioli largohet vetëm për një emër të madh

Inter, Pioli largohet vetëm për një emër të madh







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës
Aktualitet

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës

by mirseda
12:18 | 27/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka lexuar pretencën për të pandehurit në...

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

11:37 | 27/02/2026
Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

11:20 | 27/02/2026
Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com