Para disa ditësh u përhap lajmi se Monika Lubonja, Drejtoresha e deritanishme e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave do të largohej nga ky post. Në faqen e Ministria e Kulturës publikoi në faqen e saj në internet se vendi i Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijës ishte vakant.
Por duket se më në fund ky drejtor është zgjedhur. Sipas NewsBomb në vend të Monika Lubonjës është emëruar Erion Isai. Aktori i njohur ka qenë prej vitesh pjesë e trupës së Portokalli-së dhe aktiv si regjisor me disa projekte në teatër.