Ilir Demalia një prej organizatorëve të ngjarjes së thyerjeve te ambasadave gjithashtu dhe një “aktor” i shumë ngjarjeve të ndodhura gjatë ndryshimit të sistemit në vitet “90”, ka reaguar sot në një postim në profilin e tij personal Facebook lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.
Demalia thotë se propozimi i Gëzim Kames për të ndërtuar Teatrin tek lulishte Skënderbeu duket i pa kuptimtë.
“Gëzim Kame, paska shkuar…. Sapo e pashë tek “Studio e hapur”, Kame do që të ngrejë Teatrin tek lulishte Skënderbeu!!! Skënderbeun ta çojmë ke Mali me Gropa dhe ke gropa Skënderbeut të mbjellim Kamen me aktorët dhe artistët e Teatrit. Mirë këta, po shteti përse duhet të mbajë me rroga e dhjeta e fonde këta?!! Artistët të bëjnë teatër apo film, ta shesin dhe të fitojnë dhe të jetojnë”
Sipas tij aktorët e Teatrit janë mësuar që të marrin rrogat qyl sepse të tillë janë trajtuar, dhe me rolet që kanë vënë në skenë janë detyruar ti shërbejnë të keqes vetëm për një copë rrogë.
Në mënyrën e tij ai u bën thirrje të gjithë aktorëve të punojnë më fort me veten, të shkruajnë dhe krijojnë sepse po paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe në këtë mënyrë po bëhën pjesë e mjerimit me kontributin e dhënë prej artit të tyre.
“Ky është kapitalizmi dhe tregu-lirë. Po këta duan qylin komunist se atë kanë luajtur dhe vënë në skenë dhe janë nderuar e vazhdojnë të nderohen me tituj e pensione speciale. Ky grup njerëzish që kanë një jetë që kanë ngrënë qyl duke bërë pallë, po na shiten dhe si ajka e kombit dhe heronjtë e kombit!!! Këta me artin e tyre i kanë shërbyer të keqes deri ne 1990, ideologjisë kriminale me filma dhe drama. Pas 1990 janë në shërbim të keqes tranzicionale për një copë rrogë. Shkoni ore punoni apo krijoni se nuk keni bërë vezën e kuqe që të paguheni nga taksapaguesit e një populli te mjerë, ku në këtë mjerim është dhe kontributi juaj me ato filma e drama e art qe keni bërë si dje dhe sot.”-shkroi Demalia në facebook-un e tij.