Një person raportohet se ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Burrelit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa motivet dhe autorët nuk dihen ende.
Mësohet se një preson ka qëlluar 10 herë me pistoletë.
Sakaq, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ku është gjetur edhe karikatori i armës.
Policia ka ngritur potblloqe të shumta dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.