Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Të rrëzohet rezultati”, PD shpërthen ndaj qeverisë: Në Berat nuk pati zgjedhje, por farsë me makineri shtetërore

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 në të gjithë Qarkun e Beratit. Në dokumentin e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PD kërkon rrëzimin e tabelës përfundimtare të rezultateve zgjedhore në këtë qark, duke e konsideruar procesin të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të paligjshme nga strukturat shtetërore.

Sipas PD-së, zgjedhjet në Berat janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, të dominuara nga përdorimi i burimeve publike dhe ushtrimi i presionit mbi votuesit. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, në një intervistë për një emision televiziv, deklaroi se procesi nuk ka qenë i lirë dhe i ndershëm, duke theksuar se në vend të zgjedhjeve u zhvillua një farsë që deformoi vullnetin e qytetarëve.

“Kërkesa për pavlefshmëri është depozituar menjëherë pas shpalljes së rezultatit për Qarkun e Beratit, ashtu siç u bë më herët për Qarkun e Kukësit,” tha Nuri, duke shtuar se të njëjtat hapa do të ndiqen edhe për qarqet e tjera, përfshirë Korçën, për të cilën kërkesa për ankim është në përfundim.

PD akuzon pushtetin se ka përdorur të gjitha mjetet shtetërore për të ndikuar në rezultatin elektoral, jo vetëm gjatë ditës së votimit apo numërimit, por gjatë një periudhe gjashtëmujore para zgjedhjeve. Nuri përmendi si elemente të manipulimit regjistrimin masiv të qytetarëve nga diaspora, përdorimin e aseteve publike për qëllime elektorale, asfaltin dhe çakullin elektoral, si dhe faljen e gjobave dhe lehtësirat fiskale për kategori të caktuara të shoqërisë.

Partia Demokratike thekson se këto veprime kanë cenuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor dhe se ka në dispozicion prova të shumta për të mbështetur kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në të gjithë Qarkun e Beratit.

Nuri: Java që shkoi u mbyll shpallja e tabelave të rezultateve për këto zgjedhje nga Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, dhe nga momenti i shpalljes së rezultateve fillonte afati 5-ditor i ankimimit.

Prandaj ne e nisëm në qarkun e Kukësit ankimimin për shkak se ishte rezultati i parë që u shpall, në kohë dhe duhej kapur dhe afati përkatës për ankimimin.

Më pas qarqe të tjera që u shpallën ishin Berati, Korça, Dibra dhe Shkodra.

Përpara pak minutash depozituam, sikundër ju e thatë, në protokollin e KQZ, ankimimin për Beratin, për qarkun e Beratit ku njësoj si për qarkun e Kukësit kërkojmë pavlefshmërinë totale të zgjedhjeve në të gjithë qarkun dhe përsëritjen e tyre si pasojë e konstatimit të pavlefshmërisë së zgjedhjeve.

Të njëjtën gjë ju konfirmoj se do të depozitojmë brenda ditës së sotme edhe për qarkun e Korçës, jemi duke përfunduar edhe aty ankimimin përkatës.

Ajo që ne kërkojmë është që të konstatohet dhe të provohet farsa elektorale.

Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë janë të vetëdijshëm, besoj unë, që 11 maji nuk pati zgjedhje, por ato më së paku ishin votime, në kuptimin që kishim të bënim me një farsë elektorale, e cila përfshin çdo lloj tjetërsimi vote, manipulimi vote që mund të shprehet me fjalë të tjera.
Termi farsë elektorale është termi i cili njihet dhe në nivel politik dhe global dhe është termi më i përshtatshëm që mund të përdoret në këtë moment për rastin që i ka ndodhur Shqipërisë.

Këto nuk ishin zgjedhje, gjithë makineria shtetërore ka qenë e angazhuar jo vetëm ditën e zgjedhjeve, jo vetëm gjatë numërimit, por ka qenë e angazhuar 6 muaj përpara zgjedhjeve.

Të gjithë jeni dëshmitarë se çfarë ndodhi me fushatën në thonjëza të regjistrimit të qytetarëve nga diaspora.

Argumentet për kërkesën e PD për pavlefshmërinë janë përdorimi i shtetit dhe i pushtetit në favor të PS.

Argumente të tjera janë: intimidimi i zgjedhësve, keqpërdorimi i burimeve publike, i aseteve publike, rrugët, asfalti elektoral, çakulli elektoral përmes investimeve publike.

Argument tjetër janë ato që ne i kemi thënë dhe herë të tjera: falja e gjobave, avantazhe të tjera fiskale të ndryshme të dhëna shtresave të mëdha të shoqërisë.

Të gjitha këto kanë ndikuar në zgjedhje, përveç këtyre kemi dhe argumente të tjera më specifikë për çdo qark.

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, s’jam takuar me pronarët

18:01 | 05/06/2026
Politikë

Foto/ “Ai për Berlin, unë për Vlorë”, Rama takon Merz në Tivat

17:48 | 05/06/2026
Aktualitet

Kryemadhi në GJKKO: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

17:31 | 05/06/2026
Next Post

“U hodh në Bunë me fëmijët nga dhuna, bashkëshorti dënohet me 4 vite burg”

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Rritja e çmimeve të shportës dhe kostoja e jetesës, ku pozicionohet Shqipëria







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, s’jam takuar me pronarët

by mirseda
18:01 | 05/06/2026
0

Rama: Doja që të flisja me ju. Ju më keni dëgjuar. Unë kam dëgjuar plot që flasin...

Foto/ “Ai për Berlin, unë për Vlorë”, Rama takon Merz në Tivat

17:48 | 05/06/2026

Kryemadhi në GJKKO: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

17:31 | 05/06/2026

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

17:26 | 05/06/2026

Cakrani: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm dhe i pajustifikuar

17:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com