Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Të mbijetuarit nën gërmadha presin armëpushimin në Siri

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Të mbijetuarit nën gërmadha presin armëpushimin në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje për rezolutën që parasheh armëpushim në Siri, duke kërkuar votimin e saj gjatë ditës së sotme.

Më këtë votim kërkohet miratimi i 30 ditëve armëpushim në Siri, për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuuimin e civilëve të plagosur.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 23 shkurt ka akuzuar Rusinë, Iranin dhe qeverinë siriane, duke i konsideruar si përgjegjës të “trupit humanitar” në Siri.

“Do të them se çfarë kanë bërë kohën e fundit Rusia Irani dhe Siria është turp humanitar”, ka thënë Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo çfarë kanë bërë këto tri shtete te këta persona është e turpshme”, ka shtuar ai.

Rusia ka kundërshtuar më parë këtë rezolutë, duke thënë se nuk është reale dhe se injoron faktin që shumë luftëtarë të grupit militant, Shteti Islamik janë ende në atë rajon.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelaraja gjermane, Angela Merkel, i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin për të mbështetur rezolutën dhe t’i bëjnë presion qeverisë siriane për të ndaluar bombardimet në enklavën e kontrolluar nga rebelët, jashtë Damasakut.

Dëshmitarët kanë raportuar për një valë të re bombash në Ghoutën Lindore më 23 shkurt.

Më shumë se 400 civilë është raportuar të kenë vdekur në këtë zonë nga 18 shkurti.

“Masakra në Ghoutën Lindore, duhet të ndalojë tani”, ka thënë shefja për Politike të Jashtme në BE, Federica Mogherini.

“Bashkimi Evropian nuk ka fjalë për të përshkruar tmerrin të cilin po e përjetojnë njerëzit në Ghoutën Lindore”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë me 23 shkurt se, “Rusia dhe Irani duhet të ndalojnë këtë regjim”.

Ai po ashtu ka përmendur se bombardimet në Goutën Lindore dhe ofansiva qeveritare kundër pozicioneve të kontrolluara nga rebelët në Provcën Idlib, janë në kundërshtim me marrëveshjet e negociuara në Astana, nga diplomatët e Ankarasë, Moskës dhe Teheranit.

Më herët, Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Rusinë për bombat në Ghoutën Lindore, duke thënë se Moska ka “përgjegjësi unike” për vdekjet e qindra civilëve në këtë pjesë, në javët e fundit.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka bërë thirrje Rusisë të përdorë ndikimin e saj për qeverinë siriane dhe të ndalojë vrasjet.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, ka kundërshtuar rezolutën e Perendimit, duke thënë se Rusia ka mundësi të përdorimit të vetos, derisa këshilli voton.

Neenzya ka thënë se mediat dhe kombet Perëndimore janë duke kryer një ‘fushatë dezinformuese” për luftimet ne Ghouta dhe janë duke njoftuar atë që e ka cilësuar “të vërtetë të papërshtatshme”, sepse sipas tij mijëra lufëtarë të lidhur me Al-Kaidën gjenden aty.

Më 22 shkurt, ushtria siriane ka nisur disa fletëpalosje duke u kërkuar banorëve ne Ghouta të largohen për sigurinë e tyre, shkruan rel.

Ambasadori i Sirisë në OKB Bashar al-Ja’afari, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Ghouta do të jetë “Aleppo e dytë”.

Tags: armëpushimingërmadhmbijetuaritpresinsiri

TË LIDHURA

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit
Bota

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi
Bota

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

20:38 | 09/01/2026
Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur
Bota

Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur

19:31 | 09/01/2026
Next Post
Tirana e Ze Marias ndalet në Fier, shans i artë për Bylisin

Tirana e Ze Marias ndalet në Fier, shans i artë për Bylisin

ʽAvullonʼ në treg versioni i ri i celularëve Lava Red OnePlus 5T

ʽAvullonʼ në treg versioni i ri i celularëve Lava Red OnePlus 5T

Veliaj mbjell pemë por lë rrugët në ditë të hallit

Veliaj mbjell pemë por lë rrugët në ditë të hallit







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com