Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Të jetosh në vendet e BE-së/Samiti i Londrës jep zgjidhjen përfundimtare

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Të jetosh në vendet e BE-së/Samiti i Londrës jep zgjidhjen përfundimtare

Në Londër, kryetarët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP ) dhe të  vendeve partnere të BE,  mes të cilëve kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë diskutuar për të ardhmen evropiane të rajonit, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Forumi i Shoqërisë Civile dhe Rinisë, që i parapriu një ditë më parë takimit , e konsideron largimin masiv të rinisë nga rajoni, largimin e trurit, si sfidën më të madhe, që kërcënon të ardhmen e rajonit.

Rreth 100 aktivistë të shoqërisë civile dhe rinisë nga BP, në forum, diskutuan me ministrat e jashtëm të BP emergjencën e  ndalimit të emigrimit masiv të rinisë. Rekomandimi i tyre kryesor për kryetarët e qeverive të BP dhe politikanët drejtues të BE: Procesi i Berlinit të motivojë rininë të qëndrojë në rajon për të siguruar të ardhmen e tij.

Alan Duncan, Ministri i  Shtetit për Evropën dhe Amerikën, i Britanisë së Madhe, vendit që mirëpret Samitin e Londrës, tha në hapje të Forumit se një “nga synimet kryesore të Procesit të Berlinit është të ndihmojë që rinia të mos emigrojë”.

Samiti që po zhvillohet në Londër është i pesti në serinë e samiteve në kuadër të Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të kancelares Merkel, në vitin 2014 për t’i dhënë impulse dhe dinamikë të re afrimit të BP me BE-në.

Pse emigron rinia e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë masive?

Arsyet nuk janë as të reja, as të panjohura: papunësia, humbja e shpresës për të ndërtuar jetën në vend.

Ministri i Jashtëm i Bosnjë- Hercegovinës, Igor Crnadak, tha se “Largimi në rritje i rinisë nga rajoni vjen nga mosbesimi në sistemin ekonomik dhe social që kemi në vendet tona, mosbesimi në zbatimin e ligjit, drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Investitorët e huaj ikin nga vendet e BP për shkak të korrupsionit të lartë. Niveli i papunësisë në Bosnjë-Hercegovinë ka arritur në 62,6%” , theksoi Crnadak.

Ndryshimet që kanë ndodhur në rajon dhe ritmet e tyre nuk i përgjigjen aspiratave të rinisë. Çfarë duhet bërë? Kthimi i shpresës tek rinia, transformimi me ritme më të shpejta i  rajonit, një proces më dinamik i afrimit me BE, që mund të konkretizohet me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dhe këtu hyn në lojë Procesi i Berlinit dhe BE.

“Këtë nuk mund ta bëjmë vetëm. Na duhet mbështetje nga Procesi i Berlinit dhe BE”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës”, Bexhet Pacolli.

Për Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë , Ditmir Bushati, rajoni ka nevojë për transformim të shpejtë, për ritme më dinamike drejt konvergimit me standardet evropiane të jetesës. ” Qeveritë e vendeve të BP kanë burime të kufizuara për ta bërë  atë lloj transformimi që të mbajë rininë në rajon”, tha Bushati.

Nga duhet të fillojë transformimi i rajonit?

Reformimi i sistemeve të arsimit në BP, që rinia të motivohet për të studiuar në rajon dhe të mos largohet. Njohja reciproke e diplomave mes vendeve të BP, që ende ka mbetur si ide në letër pa arritur marrëveshjet përkatëse, ndryshimi i kurrikulave mësimore dhe krijimi i platformave gjithëpërfshirëse të arsimit në rajon.

Komisioneri i Zgjerimit  dhe Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, i pranishëm në Forumin e Shoqërisë Civile dhe Rinisë,  tha se “në rajon mund të ngrihen universite, qendra të ekselencës, ku rinia e talentuar e BP të studiojë,  si një mundësi për të shmangur  largimin  nga rajoni”.

Agjenda digjitale dhe rinia:  Investimi në njohuritë digjitale të rinisë është një nismë tjetër për të hapur vende të reja pune dhe për ta mbajtur rininë në rajon.

Britania e Madhe premton të dyfishojë fondet e saj për rajonin, ku pritet që 10 milionë paund të përdoren për agjendën digjitale, punësimin e rinisë dhe për të kontribuar në stabilitetin ekonomik të rajonit.

Edhe pse Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja në mars 2019 kryeministrja Theresa May  tha në prag të fillimit të Samitit të Londrës,  se “historia ka treguar që një Ballkan Perëndimor i stabilizuar dhe i sigurt do të thotë një Europë më e sigurtë dhe e qëndrueshme. Britania e Madhe do të vazhdojë të mbajë zotimet dhe angazhimin e saj ndaj BP”.

Në këtë kontekst Britania e Madhe premton të financojë me  rreth 107 milionë dollarë rritjen e sigurisë në rajon për të luftuar krimin e organizuar në periudhën 2020-2021.

Vendet partnere të BP në Procesin e Berlinit janë Gjermania, Austria, Franca, Sllovenia, Kroacia dhe Italia./DW

Tags: BE-sëjetoshLondrësperfundimtaresamitivendetZgjidhjen

TË LIDHURA

Von der Leyen paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA për tarifat
Bota

Von der Leyen paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA për tarifat

18:28 | 12/07/2025
Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së
Bota

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

15:14 | 12/07/2025
Next Post
“Në sirtar, negociatat me Shqipërinë. Me Greqinë në pikë të vdekur”

Shitja e detit/Bushati: Ta firmosim sa më parë. Rama dhe Tsiprasi do i japin drejtim

Video/Vogëlushi i kërkoi 100 lekë, por shkodrania përlotet me veprimin e tij

Video/Vogëlushi i kërkoi 100 lekë, por shkodrania përlotet me veprimin e tij

Rrëfimi epik i Cannavaros: Pirlo kishte humbur mendjen, “prishi gjithçka”

Rrëfimi epik i Cannavaros: Pirlo kishte humbur mendjen, “prishi gjithçka”

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Rinovim galaktik te Juventus, rritje page dhe kontratë e re për Yildiz
Sport

Rinovim galaktik te Juventus, rritje page dhe kontratë e re për Yildiz

by mirseda
20:04 | 12/07/2025
0

Juventusi i ka idetë e qarta për të ardhmen e Kenan Yildiz. Turku, sipas asaj që shkruajnë...

Luka Modric është zyrtarisht lojtar i Milanit, të hënën kryen vizitat mjekësore

Luka Modric është zyrtarisht lojtar i Milanit, të hënën kryen vizitat mjekësore

20:02 | 12/07/2025
Getoar Selimi rrëfen për herë të parë: “Kam vuajtur nga kanceri, ja çfarë më dha forcë.”

Getoar Selimi rrëfen për herë të parë: “Kam vuajtur nga kanceri, ja çfarë më dha forcë.”

19:22 | 12/07/2025
23-vjeçari la futbollin për biznes në Theth, tani përballet me shembjen: “Do të emigroj sërish.”

23-vjeçari la futbollin për biznes në Theth, tani përballet me shembjen: “Do të emigroj sërish.”

19:05 | 12/07/2025
Shpërthen bombola e gazit në banesë, një shtetas përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në banesë, një shtetas përfundon në spital

18:47 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com