Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Të gjithë po e shohin se si blihet mandati i deputetit

8 vjet ago
in Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Nga Mero Baze/Pas Eduard Halimit në listën e deputetëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, po japin dorëheqje dhe dy gra, të cilave u takon mandati i tij, duke zbardhur kështu qëllimin final të këtij orteku dorëheqjesh. Bëhet fjalë për t’u bërë deputet Astrit Veliaj, një biznesmen, pronari i ish Universitit UFO dhe një Tv lokal, i cili në fakt emrin më të madh në vend e ka bërë si ndërtues pa leje.

Lulzim Basha është angazhuar për ta rithkyer atë me dhunë në Parlament, duke shkaktuar një zinxhir të gjatë dorëheqjesh dhe duke nxjerrë nga lista dhe dy gra.

Është ekzaktësisht ajo për të cilën akuzoi Arben Ndokën katër vjet më parë në Lezhë, por dhe më keq.

Tashmë ai po bëhet garant i një procesi dorëheqjesh që duhet t’i hapin rrugën për në Kuvend, një pasaniku nga ata që i kujtojnë Bashës, hallet e veta.

Ky shembull flet sa një mijë akte të tjera, apo deklarata për shtyp të Lulzim Bashës, ndaj kundërshtarëve të tij apo kritikëve brenda partisë. Duke u angazhuar në një betejë të tillë që banalizon çdo parim dhe çdo përpjekje për t’u dukur parimor, Lulzim Basha bën të pabesueshme edhe çdo përpjekje të tij, për të bërë diferencën me pjesën më të kritikuar të kundërshtarëve të vet.

Dhe kjo është një taksë për betejën e tij politike.

Por përtej kësaj, ky ortek dorëheqjesh që po ndodh para syve të të gjithëve, pa folur askush, është i turpshëm dhe për demokracinë shqiptare. Ky proces është kompromentim i hapur i demokracisë dhe blerja në sytë e të gjithëve i një vendi në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo flet shumë dhe për arsyet e dorëheqjes së Eduard Halimit dhe nuk ngjan aq shumë me rastin e Arben Ndokës, përveç faktit që po japin dorëheqjen dy gra.

Por Arben Ndoka e bëri këtë proces sapo mbaruan zgjedhjet, ashtu si Mëhill Fufi, kurse ky duket qartë që ka detyruar të tërhiqet nga mandati i deputetit dhe një figurë politike e PD, Eduard Halimin, i cili duket se nuk ishte më pjesë e planeve të ardhme të Lulzim Bashës. Pra këtu kemi një akt të paprecedent të dhunimit të Parlamentit në emër të parave, duke kompromentuar rëndë si dorëheqjet për shkak të Astrit Veliajt, ashtu dhe futjen në Kuvend të vetë Astrit Veliajt.

Dhe kjo tregon se çfarë kredencialesh demokratike ka Lulzim Basha dhe sa vlerë ka për të, mandati i një deputeti.

Të gjithë ata që presin prej Lulzim Bashës standarde intelektuale për deputet, të gjithë ata që mendojnë se ai është i investuar në njerëz të pastër dhe larg kapjes nga bota e krimit, të gjithë ata që mendojnë se ai respekton barazinë gjinore dhe figurat e pastra, kanë rastin të shikojnë se si është gati të shkaktojë tre dorëheqje për të futur në Kuvend një biznesmen, që vlen sa shifrat që ka në bankë.

Ky turp nuk mund të kalojë kështu në heshtje dhe më keq akoma nuk mund të legjitimohet si një proces individual. Kandidatja Qosja që është e dyta në radhë pas kandidates tjetër që e paradeklaroi dorëheqjen sikur kishte marrë paradhënie, fillimisht tha që do ta pranonte mandatin, ndërsa tani dhe ajo do japë dorëheqje. Çfarë tjetër është kjo përveçse blerje mandatesh ose dhunë psikologjike nga lideri I opozitës mbi të, në sytë e gjithë opinionit publik?

Dhe të mendosh, se gjithë këtë sakrifice, Lulzim Basha e bën për të çuar në Kuvend, dikë që mendon se mandati e mbron nga hallet që ka me ndëtimet pa leje, tregon qartë se ai funksionon më shumë si pronar pallati nga ata që rrezikojnë të shemben, se sa si lider politik që duhet të ngrejë në këmbë opozitën./Tema/

Tags: bliheti deputetitmandatishohinte gjithe

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Fshatrat “Islame” me popullsi të krishterë

Fshatrat "Islame" me popullsi të krishterë

Incineratori i Fierit, sërish skandal me koordinatat

Incineratori i Fierit, sërish skandal me koordinatat

Psikologët: Fëmijët e “ngujuar” në internet dëmtojnë shëndetin mendor

Psikologët: Fëmijët e “ngujuar” në internet dëmtojnë shëndetin mendor







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

SHBA nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të lartë vdekjesh gjatë protestave
Bota

SHBA nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të lartë vdekjesh gjatë protestave

by mirseda
19:43 | 23/01/2026
0

Luftanijet amerikane po shkojnë drejt Iranit, teksa zyrtarët iranianë po mbrojnë shtypjen brutale të protestave antiqeveritare, shtypje...

Zbulohet plani 800 miliardë dollarëSHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani 800 miliardë dollarëSHBA-BE për Ukrainën

19:26 | 23/01/2026
Tentativat për paqe/ Nisin negociatat mes Ukrainës, SHBA dhe Rusisë në Abu Dhabi

Tentativat për paqe/ Nisin negociatat mes Ukrainës, SHBA dhe Rusisë në Abu Dhabi

19:07 | 23/01/2026
Berisha mban Foltoren me të rinjtë e FRPD: E turpshme ajo që ndodhi dje në Kushtetuese për Belindën

Berisha mban Foltoren me të rinjtë e FRPD: E turpshme ajo që ndodhi dje në Kushtetuese për Belindën

18:48 | 23/01/2026
Nesër protesta e PD/ Policia: Distancohuni nga aktet e paligjshme, kufizime në disa akse

Nesër protesta e PD/ Policia: Distancohuni nga aktet e paligjshme, kufizime në disa akse

18:31 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com