pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetcasibompasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të gjithë po braktisin një Donald Trump impulsiv dhe kokëfortë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha

Nga Wesley Morgan “Politico.eu”/ Për 2 vitet, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhim Matis ngadalësoi rrugëtimin dhe goditi impulset më shkatërrimtare të presidentit Donald Trump në politikën ushtarake. Por edhe kësaj straregjie i erdhi fundi mbi çështjen e Sirisë.

Mosmarrëveshja e ashpër mes Trump dhe Matis, për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi i shkatërruar nga lufta, ishte vetëm përplasja më e fundit midis presidentit dhe shefit të tij të Pentagonit, mbi qasjen e tyre për dislokimin e forcave ushtarake amerikane.

Gjenerali në pension dhe me 4 yje, përfitoi nga respekti i hershëm që gëzonte tek Trump, duke e rritur buxhetin e mbrojtjes, dhe duke u dhënë më shumë kompetenca komandantëve ushtarakë në terren. Por në fund, dallimet mes tyre qenë shumë të mëdha për t’u kapërcyer.

Matis u përplas dy herë me presidentin brenda këtij viti. Së pari, kur Trump urdhëroi vendosjen e forcave ushtarake në kufirin mes SHBA dhe Meksikës, në përgjigje të afrimit të karvanëve me emigrantë nga Amerika Qendrore.

Në prill të këtij vit, pasi Trump kërkoi fillimisht vendosjen e ushtrisë, Pentagoni u përgjigj duke dërguar 2.100 pjesëtarë të paarmatosur të Gardës Kombëtare – një veprim paksa i ndryshëm nga qasjet e ish presidentëve Barak Obama dhe Xhorxh Ë. Bush.

Në tetor, kur Trump urdhëroi vendosjen e trupave ushtarake aktive, Matis fillimisht ra dakord – por në një shkallë shumë më të vogël dhe në role më modeste, sesa kërkoi presidenti. Në deklaratat e tij publike, presidenti bëri thirrje për 10 mijë dhe më pas 15 mijë trupa, për të shmangur një “pushtim” nga emigrantët.

Ushtria dërgoi vetëm rreth 6.000 trupa, shumica të paarmatosur, dhe që shërbenin në role mbështetëse për zbatimin e ligjit civil. Matis këmbënguli ndërkohë që urdhri të mos çonte në reagimin e trupave ndaj emigrantëve, pavarësisht deklaratës së Trump se federalët do të kundërpërgjigjeshin ndaj gjithë atyre që hedhin gurë, njëlloj si të kishin armë zjarri.

Gjatë verës së parë të Trumpit në detyrë vitin e shkuar, presidenti mbështeti tërheqjen nga Afganistani, ndërsa ushtria po mbronte opsionin e shtimit të tyre në këtë vend. Matis dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Mekmaster arritën të diktojnë vendimmarrjen e tij.

Trump mbështeti rekomandimin e Matis, për të vendosur më shumë se 3.000 trupa amerikane shtesë në Afganistan, dhe për të përqafuar një strategji të zgjeruar këshillimore ushtarake.

Ndërkohë, njoftimi i Trumpit këtë javë për një tërheqje ushtarake nga Siria, ishte një humbje e turpshme për Matis. Qasja e sekretarit kishte korrur fitore taktike mbi politikën e Sirisë në të kaluarën, përfshirë diskutimet mbi mënyrën se si t’i përgjigjeshin sulmeve me armë kimike të regjimit të Asadit kundër civilëve në muajin prill.

Asokohe, sekretari i Mbrojtjes po përpiqej të frenonte instinktet agresive të Trumpit, diçka që nuk ia arriti këtë javë. Komanda Qendrore e ushtrisë, hartoi pesë opsione për reagimin ushtarak, sipas një zyrtari ushtarak të përfshirë në diskutime, që i përshkruan ato në kushte anonimiteti.

Kur Matis dhe Kryetari i Shefave të Përbashkët, gjenerali Xhon Danford e informuan presidientin mbi opsionet, tha zyrtari, Matis mbështeti opsionin më të kufizuar – goditje të kufizuara kundër 3 objektivave, në vend të një sulmi më të gjerë, Dhe në fakt funksionoi.

Trump hodhi firmën tek opsioni që po mbronte Matis.

Ndëkohë në lidhje me Iranin, Matis kundërshtoi në mënyrë të përsëritur Trump, duke deklaruar publikisht se SHBA-të mbeten pjesë e marrëveshjes bërthamore, pakt i epokës së Obamës që synon kufizimin e ambicjeve bërthamore të Iranit – dhe duke dëshmuar se Irani po vepronte me të.

Në Siri, ku trupat amerikane dhe iraniane janë shpesh shumë pranë njëra-tjetrës, ai i rezistoi thirrjeve të Shtëpisë së Bardhë për të kundërshtuar ndikimin iranian si një pjesë formale e strategjisë amerikane, duke këmbëngulur se trupat amerikane mbeten të përqendruara në luftën kundër Shtetit Islamik.

Ishte një kontrast me rolin më të ashpër, që ai kishte luajtur si gjeneral nën presidentin Obama, që përballej shpesh me akuzat e “skifterëve”, se ishte shumë ngurrues për t’u përballur me Teheranin. Matis “duhet të jetë shumë i ndjeshëm ndaj vendit, aty ku është edhe presidenti”-tha Xhejms Xhefri, i cili ishte ambasadori i Obamës në Irak, kur Matis kryesonte Komandën Qendrore dhe tanimë është i dërguari i posaçëm i administratës Trump për negociatat në Siri. “Me Obamën, ai kishte një president që ishte shumë i tërhequr për ta sfiduar Iranin në mënyrë ushtarake … kështu që ai ishte i prirur të shkonte përpara, dhe kjo ndoshta e dëmtoi marrëdhënien e tij me Obamën”.

Tani, tha Xhefri në një intervistë dhënë për “Politico” një vit më parë, Matis është “duke u përballur me një president i cili është shumë agresiv ndaj Iranit, dhe tejet i paqëndrueshëm. Pra, ai duhet të jetë i kujdeshëm, dhe të bëjë gjithmonë një bilanc të situatës. Ju e shihni këtë me Korenë e Veriut, dhe po ashtu edhe me Iranin”. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

19:38 | 11/06/2026
Aktualitet

Hoxha: Shqipëria ecën me ritëm të lartë drejt BE-së, nis mbyllja e kapitujve

18:20 | 11/06/2026
Aktualitet

Protesta e 12-të në Tiranë/ Nis grumbullimi në “Skënderbej”

18:07 | 11/06/2026
Next Post

Këtë javë temperatura të ulëta, por mot i kthjellët

“Protesta e studentëve shkundi themelet e qeverisë”

Kisha katolike në Serbi kërkon të përfshihet në dialogun e Brukselit







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

by mirseda
19:38 | 11/06/2026
0

Diaspora dhe mërgata shqiptare nuk ka mbetur pas, ku i është bashkuar protestës që vijon prej 12...

Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

19:23 | 11/06/2026

Botërori 2026/ Meksikë-Afrikë e Jugut, ndeshja hapëse e kompeticionit

19:01 | 11/06/2026

Hoxha: Shqipëria ecën me ritëm të lartë drejt BE-së, nis mbyllja e kapitujve

18:20 | 11/06/2026

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta

18:19 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com