Portugalia ka barazuar 1-1 me Uruguain dhe autor i golit ishte qendërmbrojtësi Pepe. Luzitanët ishin duke fituar shumë terren pas pësimit të golit dhe vetëm 10’ minuta pas fillimit të pjesës së dytë, pas një krosimi në zonë është Pepe që dërgon topin në rrjetë, kur vëmendja e mbrojtjes uruguaiane ishte e gjitha tek Ronaldo.