Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Të dënuarit që s’qëndruan asnjë ditë në qeli

8 vjet ago
in Të Gjitha
Të dënuarit që s’qëndruan asnjë ditë në qeli

Në kohën kur vendimeve gjyqësore në Kosovë ndaj disa të dënuarve u  kalon koha kjo u ka mundësuar personave të caktuar, përfshirë edhe ish-udhëheqës të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, që të shmangin vuajtjen e dënimeve të shqiptuara.

Duke i shfrytëzuar mundësitë ligjore, personat e dënuar, në shumë raste, janë larguar nga Kosova dhe kanë pritur vitet e nevojshme për ekzekutimin e vendimit.

Pas kalimit të afatit për zbatimin e vendimit të gjykatës, Kodi Penal parasheh edhe mundësinë e parashkrimit apo vjetërsimit të lëndës, me çka këta persona i shpëtojnë vuajtjes së dënimit.

Organizatat joqeveritare monitoruese të trajtimit të lëndëve të korrupsionit nëpër gjykatat në Kosovë, tregojnë se janë një numër i konsiderueshëm i lëndëve penale që kanë tejkaluar afatet ligjore.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka një numër të madh të lëndëve që arrijnë të parashkruhen apo vjetërsohen si rezultat i mos trajtimit të tyre nga ana e sistemit të drejtësisë.

“Jo vetëm në lëndët e korrupsionit, por në të gjitha lëndët e natyrave të ndryshme ka lëndë që parashkruhen në numër të madh gjatë vitit. Ka raste të parashkruara të cilat kanë të bëjnë me vepra penale që kanë qenë të dënuara deri në 5 vjet, por që parashkrimi absolut është dashur që të arrihet brenda 10 viteve”.

“Ka raste të korrupsionit të cilat janë denoncuar në vitin 2000, 2001….,e të cilat nuk janë trajtuar fare e që tani jemi në vitin 2015, 2016 … ku ka arritur afati i parashkrimit”, thekson Musliu.

Parashkrimi i rasteve në gjykata, shton Musliu, po amniston persona që kanë kryer vepra penale të natyrave të ndryshme.

Grumbullimi i lëndëve të pazgjidhura vazhdon të jetë problem i madh që përcjell gjyqësorin në Kosovë.

Drejtuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë theksuar se janë mbi 200 mijë lëndë të vjetra, të cilat nuk janë të zgjidhura, e që numri më i madh i tyre janë në gjykatat themelore.

Sipas Musliut, grumbullimi i gjitha këtyre lëndëve ka ndodhur për shkak të mungesës së resurseve në sistemin e drejtësisë si nga radhët e gjyqtarëve ashtu edhe prokurorëve.

Megjithatë, ai shton se në vitet e fundit ka pasur shtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por nuk ka pasur trend pozitiv në drejtim të rënies së lëndëve të pazgjidhura.

“Është një trend që nuk po arrin të ndalet dhe kjo kërkon një mekanizim të llogaridhënies i cili do të duhej të ishte shumë efikas në drejtim të trajtimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që lejojnë këto lëndë të parashkruhen”, thotë Musliu.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha për Radion Evropa e Lirë se zvarritja e lëndëve nëpër gjykata, duke tejkaluar edhe afatet ligjore, po jep mesazh të mos ndëshkimit për veprat e penale të kryera.

“Kemi shqetësim lidhur me prolongimin e rasteve të veprave penale të korrupsionit gjatë trajtimit, qoftë në fazën e aktakuzave, qoftë në fazën pas ngritjes së aktakuzave”.

“Kemi numër të madh të rasteve të korrupsionit që janë iniciuar procedura, që shumica e tyre janë duke u trajtuar ose janë trajtuar pjesërisht ose me vite të tëra kanë mbetur në procedura, pra po anashkalohen afatet kohore”, thotë Havolli.

Në Kosovë, thotë Havolli sa i përket lëndëve të cilat kanë arritur të vjetërsohen ka munguar një strategji e punës si dhe ka munguar një llogaridhënie e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkruan insaideri.

“Mendoj që për të ardhmen për lëndët e korrupsionit dhe të gjitha lëndët duhet të kërkohet përformancë të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe në rast dështimit të ketë llogaridhënie. Deri më tani nuk ka pasur llogaridhënie të mjaftueshme sa i përket gjyqësorit dhe prokurorisë”, thotë ai.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar rreth dyfishi i viteve nga vitet e dënimit.

Po ashtu, Kodit Penal parasheh që ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar tridhjetë vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me burgim të përjetshëm.

Parashkrimi i lëndëve dhe dënimeve parashihet edhe për rastet tjera të veprave penale, kurse përjashtim bëjnë vetëm veprat që ndërlidhen me krimet ndaj njerëzimit dhe krimet e luftës, të cilat nuk parashkruhen.

 

Tags: burgdenimqelishpetim

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
“Movember”, lëvizja botërore për parandalimin e kancerit të prostatës

“Movember”, lëvizja botërore për parandalimin e kancerit të prostatës

Indeksi i riskut/Ekonomia shqiptare ndër më të rrezikuarat në rajon

Indeksi i riskut/Ekonomia shqiptare ndër më të rrezikuarat në rajon

Elton John nderohet me çmim për aktivitetin e tij humanitar

Elton John nderohet me çmim për aktivitetin e tij humanitar







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar
Aktualitet

Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar

by mirseda
16:30 | 22/12/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Vajkanit” në Fier....

Protesta kombëtare / Opozita zbret në shesh, forcat e rendit në gatishmëri

Protesta kombëtare / Opozita zbret në shesh, forcat e rendit në gatishmëri

16:24 | 22/12/2025
Protesta kombëtare e opozitës, burime: Policia përcakton afat tre orë

Protesta kombëtare e opozitës, burime: Policia përcakton afat tre orë

16:12 | 22/12/2025
Foto, 8-vjeçari s*lmohet nga një qen endacak në Durrës

Foto, 8-vjeçari s*lmohet nga një qen endacak në Durrës

15:07 | 22/12/2025
Landi i West Side Family për mikun e tij, ja çfarë i kam thënë Mirit para se të hynte në ‘BBV5’

Landi i West Side Family për mikun e tij, ja çfarë i kam thënë Mirit para se të hynte në ‘BBV5’

15:05 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com