Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Tatuazhe mbi bunkerë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Tatuazhe mbi bunkerë

Në vitin 1967, diktatori shqiptar Enver Hoxha u bind se vendi i tij i vogël mund të pushtohej nga momenti në moment, dhe nisi përgatitjet. Pas thuajse 23 vitesh në pushtet, ai nisi programin e bunkerizimit. Diktatori paranojak kishte adoptuar një politikë të vijës së ashpër staliniste dhe shumë shpejt shkëputi lidhjet me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën.

Shqipëria u bë një nga vendet më të izoluara në botë. I bindur se sulmi do të vinte nga Lindja, por edhe Perëndimi, ai derdhi miliona dollarë në ndërtimin e rreth 750 mijë bunkerëve prej betoni dhe hekuri.

Kur u projektuan për herë të parë këto struktura, në formë kërpudhash, inxhinieri i tha Hoxhës se është shumë i bindur se ato i rezistojnë një sulmi me tank. Siç thotë historia,ai i tha inxhinierit të futej në bunker, ndërsa do të qëllohej me tank. Ai doli i paprekur prej aty dhe 20 vitet në vazhdim, deri në vdekjen e diktatorit në vitin 1985, bunkerët ishin ndërtuar virtualisht kudo. Sot ka, pak a shumë, një bunker për çdo katër shqiptarë.

Shumë mendojnë se sasisa e madhe e parave të përdorura për ndërtimin e këtyre strukturave mund të kishte shkuar për të zgjidhur problemin e strehimit në vend. Qindra njerëz vdiqën duke ndërtuar këto struktura. Pavarësisht jetëgjatësisë së tyre, pak bunkerë janë hequr.

Ndërsa shumë prej tyre janë ndryshkur apo dëmtuar, shumë janë në përdorim si depo apo si strehë për të pastrehët. Të rinjtë shqiptarë kanë gjetur mënyra për përdorimin e tyre në mënyrë kreative. Në një projekt të titulluar Concresco, fotografi David Galjaard, zbuloi se një person e kishte kthyer një bunker në studio për tatuazhe, ndërsa të tjerët i përdorin si dyqane dhe restorante. Vitet e fundit, një grup i vogël i tyre është përdorur për një festival të titulluar Bunkerfest, ku artistët i transformojnë strukturat e shëmtuara në vepra plot ngjyra.

Madje ka një libër të tërë, dedikuar pikërisht mundësive për ripërdorimin e bunkerëve.

Një grup ka rekomanduar kthimin e tyre në dhomëza hoteli, me dritare, dyer dhe funksione të tjera. Dizajneri i parë i bunkerëve, Josif Zengali, nuk mendon se koncepti fillestar ka qenë i keq, po problem ishte teprimi me idenë fillestare. “Nuk ka vend në botë që nuk ka fortifikime. Por, gjithçka pa e tepruar,” pati deklaruar ai për Philadelphia Inquirer, në vitin 1999. Edhe pse bunkerët nuk u përdorën kurrë për luftën bërthamore, ato kanë qenë të vlefshëm gjatë kohës së luftës. Në vitin 1999, gjatë lufës në Kosovë, shqiptarët në kufi me Serbinë i pastruan bunkerët dhe i përdorën. Fillimisht u përdorën gjatë bombardimeve, më pas si strehë për të larguarit nga zona.

Pak vite më vonë Shqipëria zbuloi rreth 16 ton me gaz mustard të harruar në një bunker. Ndërkohë që, shumica e bunkerëve janë të vegjël, Hoxha dhe qeveria e tij ndërtuan një rrjet nëntokësor të ndërlikuar për të strehuar veten në rast sulmi. 

Bunkeri ishte ndërtuar për t’i bërë ballë një shpërthimi me bombë atomike prej 20 kiloton, e ngjashme me atë të lëshuar në Hiroshimë. Kjo nuk është më e nevojshme, ndërsa në Shqipëri janë kthyer në një hapësirë për ekspozitë arti. /VICE

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Gjermeni nuk del nga vetja, jep lekë dhe bashkëbisedon me lypsen

Gjermeni nuk del nga vetja, jep lekë dhe bashkëbisedon me lypsen

Basha: Rama ka frikë nga vota e lirë

Basha: Çmimi i lartë i naftës ka rritur varfërinë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com