Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Tare ka një këshillë për italianët: Iu jepni besim lojtarëve të rinj

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Tare ka një këshillë për italianët: Iu jepni besim lojtarëve të rinj

Igli Trae, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe  drejtori sportiv i Lazios, ka dhënë një intervistë për Rai 2. Tare ka prekur disa tema të nxehta sa i përket situatës që po kalon futbolli italian, si dhe ka folur për ekipin e Lazios dhe objektivat e tij. Duke qenë një njohës i mirë i futbollit gjerman, pasi ka luajtur nga viti 1996 deri në 2001 për skuadra si Karslruher, Fortuna Duseldorf dhe Kaiserslautern. 44-vjeçari i ka sugjeruar Federatës Italiane, të ndjekin modelin gjerman për të arritur sërish në majat e futbollit, duke i dhënë besim lojtarëve të rinj. Pasi kjo është e vetmja mënyrë se si mund të ndryshohet një projekt në futboll, duke marrë një frymë të re.

Image result for igli tare

Në Itali ka kualitet?

Nuk e shikoj situatën kaq tragjike. Në vitet ’90 edhe në Gjermani ishte e njëjta situatë, pas Botërorit duhej bërë një ndryshim gjeneratash. Ishte moment për të besuar te të rinjtë. Tani janë kualifikueset e Europianit dhe duhet besuar te të rinjtë. Veçanërisht, të mëdhatë duhet t’u japin shansin të rinjve.

A është një tragjedi?

Po krijohet një tragjedi dhe nuk jam dakord. Unë e njoh futbollin Italian. Punohet mirë dhe janë 40 të rinj të U-23, pse të mos u besohet atyre me një projekt prej 4 vjetësh?

Po nuk po e kalojmë dot shokun psikologjik?

Shoku ishte shumë i fortë, sepse një Botëror pa Italinë është i paimagjinueshëm. Por te një gjë negative duhet të shohim diçka pozitive, duhet të krijohet një Federatë me ide të qarta, pastaj të merret një trajner i ri, i cili mund të punojë me të rinjtë. Dhe ata italianë kanë kualitet të madh.

A ka një ide të Lacios për Ranierin?

Jo, ai është një tifoz romanist.

Golat më të bukur të javës në Serinë A?

Romanjoli shënoi një gol të bukur, ka cilësi të mira. Torreira po ashtu bëri një gol shumë të bukur dhe është ndër surprizat e kampionatit. Dibala? Është ende i ri dhe ka veshur një fanellë shumë të rëndë.

Ju keni besuar te një trajner i ri italian?

Ka trajnerë shumë të zotët, por për fat të keq jemi të fiksuar te rezultatet dhe kjo gjë kushtëzon të rinjtë. Te Lacio i kemi idetë të qarta: një projekt i gjatë dhe këto vite në ekip kanë ardhur shumë të rinj.

Goditja më e mirë?

Janë të gjithë njësoj. Më pëlqen, kur të rinjtë dalin nga të rinjtë tanë, sepse do të thotë se kemi besuar, u kemi dhënë mundësinë. Murxhia? Do të jetë i rëndësishëm për Italinë.

Si u zbulua Luis Alberto, është e vërtetë që donte ta linte futbollin?

Po vëzhgoja një lojtar të Deportivo la Korunjës. Po vëzhgoja Lukas Perez, por pashë Luis Alberton, i cili kishte cilësi të jashtëzakonshme për një skuadër, që luftonte për mbijetesë. Këtu lindi ideja për ta marrë, por erdhi ditën e fundit të merkatos dhe kishte vështirësi për ambientimin. Në janar më tha se e kishte humbur dashurinë për futbollin, por puna e Inzagit ishte e jashtëzakonshme.

Raporti me trajnerin?

Më shumë se profesional. Jemi miq dhe njihemi prej 12 vjetësh. Kemi luajtur bashkë. Bashkë me presidentin i dinim cilësitë e tij dhe ai na e ka shpërblyer me punë dhe trofe.

A është e lehtë të punosh me Lotiton?

Nuk duket kështu nga jashtë, por do të thosha se është presidenti më i mirë, me të cilin çdo person do të preferonte të punonte.

Juventusi?

I mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por do të jetë protagonist deri në fund. Po vuan në mesfushë, nuk është ai i viteve të fundit, por pas janarit do të jetë aty ku duhet.

Po përgatisni ndonjë blerje për në janar?

Po, një blerje për mbrojtjen, pasi është i vetmi repart, ku kemi nevojë. E kemi piketuar lojtarin dhe ai nuk është sllav.

Tags: besimitalianëtjepnikëshillëlojtarëverinjTare

TË LIDHURA

E rëndë: Ndërron jetë në aeroportin e Stambollit ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat
Aktualitet

E rëndë: Ndërron jetë në aeroportin e Stambollit ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat

09:23 | 10/03/2026
Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë
Sport

Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë

19:59 | 09/03/2026
“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje
Sport

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Next Post
Raporti i FAO-së: 10% e shqiptarëve nuk sigurojnë ushqim të mjaftueshëm

Raporti i FAO-së: 10% e shqiptarëve nuk sigurojnë ushqim të mjaftueshëm

(FOTO) Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip festojnë 70-vjetorin e martesës

(FOTO) Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip festojnë 70-vjetorin e martesës

AKSIDENTET/ Ja qytetet më të sigurta dhe ato më problematike në vend

AKSIDENTET/ Ja qytetet më të sigurta dhe ato më problematike në vend







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com