Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Takoi Tahirin, Gaz Demi kërcënon Berishën: Burrë bu*e, do habitet dynjaja kur…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Berisha flet me emra: Kush e priste kokainën nga Kolumbia

Presidenti i klubit të futbollit Partizani dhe biznesmeni i njohur, Gaz Demi, i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për të ashtuquajturin takim të tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në reagimin e tij, Gaz Demi, i ka kujtuar ish-kryeministrit Berisha se nuk e njeh mirë, por njerëzit e afërt të tij e njohin mjaftueshem, dhe Berisha e njeh mirë ‘mbiemrin’ dhe familjen nga e cila vjen.

Në prononcimin e tij për “Respublica” Presidenti dhe Biznesmeni Demi, e ka paralajmëruar Berishën që të mos e trash zullumin pasi do marrë përgjigjen edhe në mes të rrugës.

Reagimi i Gaz Demit 

“E di se nuk është shumë e vlefshme në këtë vendin tonë që të replikosh me politikanët. E di për shkak se jeta ma solli ta njoh nga afër të vërtetën e këtyre “burrave të pushtetshëm” të Shqipërisë, por edhe sepse për profilin tim si biznesmen, e pranoj se kjo është pjesë e riskut të punës. Por ky reagim i imi sot nuk i drejtohet vetëm z. Sali Berisha, por ai është edhe një shenjë respekti për atë pjesë të njerëzve që më njohin për atë që jam dhe që bëj e që janë shurdhuar së fundmi me legjendën e Gaz Demit që vendos dhe lëviz fijet e çdo maskarallëku në Shqipëri.

Z. Berisha ka disa muaj që më sulmon personalisht duke kërkuar t’i japë shpjegim realitetit politik me emrin tim, të qetësojë dyshimet dhe paranojën e vet për të cilat edhe ai nuk e di se nga i burojnë më, apo edhe të bëjë lojërat e veta të vogla, duke u spërdredhur me letra anonime dhe me thashetheme që i shet si informacion top – secret.

Duke t’u drejtuar ty Sali Berisha, po të them diçka që ti e kupton mirë se çfarë do të thotë: Unë jam Gaz Demi. Dhe ti s’më njeh mirë. Më njohin njerezit e tu, mjaftueshem, por ti me njeh mire Mbiemrin. Më njeh edhe si Gazi, por edhe si mbiemër për familjen nga e cila vij. Ti je bërë si ata burrat që siç thotë populli,burrë buçe. Të siguroj se unë di t’i mbroj të dyja: edhe Gazin që e njeh një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës, por edhe Mbiemrin të cilin zotrote e ke dëgjuar mjaft mirë edhe nga historia. Besoj se e kupton se çfarë dua të them.

Duke iu drejtuar të gjithë atyre që na dëgjojmë dhe njohin, apo edhe opinionit, unë po mjaftohem duke deklaruar se edhe Unë të njoh shumë mirë se kush je ti dhe ata që të kanë detyruar të katandisësh veten në këtë pikë. Ta njoh lojën dhe besoj se ta di edhe hallin. Është hall i ndryshëm nga hallet e mias i njeri i biznesit.

Unë nuk fshihem, unë punoj aty ku kam punuar përherë. Unë nuk nis ditën me filtrimin apo shpikjen e letrave anonime, as edhe kaloj kohën në kater e sipërme të kullave ku nuk shihet mirë se kush dhe kush del. Unë, për ta thënë me një fjalë që ka dalë tani vonë e që unë pak kam dëgjuar: nuk jam off shore si dikush tjetër.

Sot ti ke shkelur edhe një kod etik që besoja se nuk do ta kaloje. Ke përmendur familjen në ato statuset ku prej 5 vitesh ke ngritur foltoren e përgojimit.

Zotëri!

Unë jam burri i një gruaje dhe baba i tre gocave qe po te paralajmeroj publikisht edhe si shqiptar:

Mos e trash zullumin dhe mbaje atë gojë! Une nuk jam deputet i popullit sic e quan veten ti po jam popull qe di të ta jap përgjigjen edhe ne mes te rruges qe te habitet gjithe dynjaja!!!

Shpresoj të jetë hera e fundit që të merrem me ty publikisht!”, mbyll reagimin e tij Gaz Demi.

Tags: Berishënbu*eburrëdynjajaGaz DemiHabitetkercenonTahirintakoi

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
“Zyrtarët e PS-së që sponsorizon baroni i drogës Met Kanani”

“Ishalla ka fat rilindasi”, përgjimet e Met Kananit dhe bisedat me të dashurën

Dëshmia e policit, si fliste Tahiri me Habilajt:  Alo, më është prishur skafi…

Dëshmia e policit, si fliste Tahiri me Habilajt: Alo, më është prishur skafi...

Pas Italisë, Prokuroria kërkon ndihmën e Greqisë për dosjen “Habilaj-Tahiri”

Deklarata e fortë e policit: Tahiri udhëtoi drejt Italisë me Moisi Habilajn

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com