Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Takimi Tsipras-Erdogan, çfarë kërkoi presidenti i Turqisë

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Takimi Tsipras-Erdogan, çfarë kërkoi presidenti i Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu besimin se çështjet midis vendit të tij dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Besoj se të gjitha çështjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Duke folur në lidhje me ish-ushtarakët puçistë turq të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi dhe refuzimin e gjykatës greke për ekstradimin e tyre dhe personave të dyshuarve të tjerë të kërkuar nga Turqia, Erdoğan tha vendi i tij pret që shteti grek të mos bëhet vend i sigurt për pjesëtarët e organizatave terroriste.

“Pritja e Turqisë nga Greqia është të mos shndërrohet në vend të sigurt për anëtarët e organizatave terroriste FETO, PKK dhe DHKP-C”, tha Erdoğan.

Erdoğan shtoi se sërish kanë riafirmuar pritjet e Turqisë për ekstradimin e komplotistëve të grushtit të shtetit të organizatës terroriste FETO.

Ndërkaq, duke folur për marrëveshjen për refugjatët të nënshkruar midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në mars të vitit 2016, Erdoğan tha se BE nuk e ka zbatuar liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen dhe kërkoi nga unioni të ngelet besnik ndaj premtimeve të dhëna.

Marrëveshja e vitit 2016, e cila synonte të parandalonte migrimin e parregullt përmes Detit Egje duke marrë masa më të rrepta kundër trafikantëve dhe të përmirësonte kushtet e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianë në Turqi.

Marrëveshja gjithashtu mundësoi përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe udhëtimin pa viza për shtetasit turq brenda zonës Shengen.

Nga ana tjetër, kryeministri i Greqisë, Tsipras, tha se vendi i tij nuk dëshiron “të dënohet” me probleme rajonale dhe dëshiron të zgjidhë çështjet me Turqinë përmes dialogut.

“Ramë dakord me Turqinë ta avancojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjet e sigurisë”, tha Tsipras.

Ai theksoi se Turqia dhe Greqia konfirmuan se pajtohen të ulin tensionet në Egje dhe të marrin masa për rritjen e besimit.

I pyetur në lidhje për mosekstradimin e puçistëve përkundër marrëveshjes për ekstradim midis dy vendeve, Tsipras deklaroi se refuzimi për ekstradimin e tyre është vendim i gjykatës greke./AA

TË LIDHURA

Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë
Bota

Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

09:37 | 29/01/2026
Rrëzohet një aeroplan në Kolumbi, humbin jetën 15 persona
Bota

Rrëzohet një aeroplan në Kolumbi, humbin jetën 15 persona

09:11 | 29/01/2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

22:24 | 28/01/2026
Next Post
Viola Spiro braktis ‘RTSH’, ja ku do ta shohim së shpejti

Viola Spiro braktis 'RTSH', ja ku do ta shohim së shpejti

Kamioni kthehet përmbys në rrugë

Kamioni kthehet përmbys në rrugë

Përdhunimi i 13-vjeçares/I dashuri i kërkoi marrëdhënie si dhuratë ditëlindje, shokët e filmuan

Përdhunimi i 13-vjeçares/I dashuri i kërkoi marrëdhënie si dhuratë ditëlindje, shokët e filmuan







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen
Aktualitet

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

by mirseda
10:07 | 29/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe...

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

09:52 | 29/01/2026
Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

09:43 | 29/01/2026
Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

09:37 | 29/01/2026
Kishin marrë një apartament me qira në Vollgë, procedohen për prostitucion dy shqiptarë

Kishin marrë një apartament me qira në Vollgë, procedohen për prostitucion dy shqiptarë

09:31 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com