Kryeprokurorja Arta Marku pritet të zhvillojë një takim me ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romanna Vlahutin, në orën 16: 00 të pasdites së sotme. Takimi do të zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky është takimi i parë i Markut me Vlahutin pas marrjes së detyrës Tiranë.
Më herët kryeprokurorja A Marku ka zhvilluar sot një takim tek Ministria e Brendshme me ministrin Fatmir Xhafaj. Në katmi ishin të pranishëm dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.
Në Ministrinë e Brendshme u zhvillua mbledhja e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.
Takimi vjen ndërkohë që në radhë e Prokurorive, Marku ka bërë një sërë lëvizjesh, të cilat kanë shkaktuar edhe përplasje, si në rastin e kryeprokurorit të Elbasanit.