Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht deputete, Jorida Tabaku, i ka dhënë Veliajt një këshillë.
Deputetja e ka këshilluar kreun e Bashkisë së Tiranës që të dalë më pak në TV dhe të bëjë më pak fotografi.
“I lutem zotit Veliaj të mos dalë kaq shumë në televizor, të bëjë më pak fotografi dhe t’i largohet retorikës politike. Ai bën propagandë me daljet e tij”, u shpreh Tabaku, teksa ishte e ftuar në një emision.