Jup Heynckes ka deklaruar se ai akoma nuk ka nënshkruar një kontratë me gjigantët gjermanë të Bayer Munich. Ai ka që nga tetori që ka marrë drejtimin e klubit bavarez, por duket se akoma nuk është hedhur e zeza në të bardhë. E gjithë kjo histori vjen për faktin se vetë Heynckes e ka neglizhuar këtë pjesë, duke iu përkushtuar 100% përgatitjes së skuadrës.“Ende nuk kam një kontratë që më lidh me Bajernin. Zoti Dresen (shefi i financës) më thërret gjithmonë që të nënshkruajmë, por deri më tani nuk kam pasur kohë, pasi kam qenë shumë i zënë me ekipin” – deklaroi Heynckes.