“Polici që u vra të enjten në mbrëmje në Champs Elysees në Paris, u godit me dy plumba në kokë nga një Kallashnikov”, tha prokurori i Parisit, Francois Molins.
“Polici u godit nga terroristi Karim Cheurfi, i cili ishte i skeduar si person me precedent por jo i radikalizuar. Nga 15 janari deri në 14 shkurt, Cheurf ishte në Algjeri. Ai ka deklaruar në policinë franceze se ka shkuar në Algjeri për t`u martuar”, tha Molins.
tiranatoday.com