Protesutesit, kundër platformës së partive shqiptare për gjuhën shqipe dhe kundër formimit të qeverisë nga LSDM dhe partitë shqiptare, planifikojnë ta vazhdojnë protestën me vendosjen e tendave para Kuvendit të Maqedonisë.
Protestuesit maqedonas, që nga janari, po protestojnë çdo mbrëmje. Numri i protestuesve ditën e sotme ishte rreth 2500. Organizatorët thanë se nga java e ardhshme do të fillojnë të zbatojnë planin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndonëse nuk deshën t’i zbardhin hapat konkrete se si do ta bëjnë një gjë të tillë.
Protestuesit, po ashtu, kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, ose formimin e qeverisë nga LSDM dhe deputetet e VMRO DPMNE-së.